• |
ide | kryesore

Blac Chyna konfirmon romancën me Derrick Milano

Paparazzi



Blac Chyna debutoi romancën e saj të re me Derrick Milano në rrjetet sociale.

Chyna ndau një imazh romantik të saj me fituesin e çmimit Grammy. Ky i fundit komentoi në postim duke shkruar: “E imja”.

Lajmet për romancën e tyre vijnë në mes të një udhëtimi transformues në të cilin ajo ka qenë vitin e fundit. Gjatë disa muajve të fundit, ajo ka folur hapur në lidhje me heqjen e mbushësve të fytyrës, kryerjen e një operacioni për zvogëlimin e gjoksit dhe të pasmeve si dhe të qenit esëll.

Në fakt, modelja e cila ndan djalin e saj King Cairo Stevenson  me Tyga dhe Dream me ish të dashurin Rob Kardashian – festoi së fundmi 365 ditë të maturisë. Dhe për të shënuar këtë rast, ajo shkroi një shënim emocionues se çfarë do të thotë për të arritja e këtij momenti historik.

“14 shtatori 2023 shënon një vit që jam esëll”, shkroi ajo në postim, ku paraqitej mamaja e saj Tokyo Toni dhe një tortë që shënonte rastin. “Ky vit më mësoi shumë për veten time. E vendosa më 14 shtator 2022 që nuk do pija më alk00l. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë pjesë të rrugëtimit tim.”

Mes shpresave se ndarja e udhëtimit të saj mund të frymëzojë të tjerët, ajo shkroi: “Angela White është e pandalshme, e zgjuar, e bukur, e guximshme, një nënë  dhe një shoqe e shkëlqyer”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *