• |
ide | kryesore

Ekzekutohet brenda makinës 38-vjeçari në Sukth

Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit. Policia njofton se viktima Fatjon Dervishi është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës. Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij. Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe dy grupe të FNSH-së Tiranë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *