• |
ide | kryesore

Për herë të parë me IMSI Catcher, Klodiana Lala tregon si e zbuloi policia “pentiton” Artan Tafani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja Klodiana Lala thotë se për herë të parë policia përdori pajisjen IMSI Catcher për të arrestuar Artan Tafani, i cili tashmë është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe zbuloi grupin e vrasësve të Laert Haxhiut. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Lala tha se Artan Tafani u arrestua të shtunën në një hotel në zonën e Lushnjes.

“Për herë të parë policia shqiptare përdori IMSI Catcher për ta identifkuar dhe e identifikoi në një hotel në zonën e Lushnjes. Nga ky moment u shoqërua dhe u vu përpara faktit që ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Alban Semakut që dikur kja qenë pjesë e bandës së Aldo Bares”, tha Lala.

Sipas Klodiana Lalës, Artan Tafani pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka rrëfyer rreth 20 vrasje, nga të cilat 6 janë zbardhur dhe janë me autorësi. Ndërsa të tjera janë në fazë verifikimi.

“Flimisht i kundështoi por kur prokurorët i vunë një pamje filmike ku e kishte marrë viktimën në shtëpinë e vetë, pra e kishte pritur përjashta dhe e kishte shoqëruar në drejtim të Peqinit ku i gjet i vrarë, pranoi të bashkëpunonte dhe në fakt ka rrëfyer jo vetëm 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Ka rrëfyer shumë, 6 janë me autorësi dhe disa atentate te tjera. Po ka rrëfyer të paktën te rreth 20 vrasje për të cilat është duke u punuar. Ka dijeni për disa prej tyre”, tha Lala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *