• |
ide | kryesore

Sulm me armë në Roterdam, raportohet për viktima

Arkiva, Planet, Të fundit



Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.

Një sulmues hapi zjarr në një banesë në këtë qytet holandez dhe më pas hyri në një qendër shëndetësore aty pranë.

“Dy incidentet me të shtënat në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Ne fillimisht do të informojmë familjet dhe të afërmit dhe më pas do ta informojmë publikun”, tha Policia e qytetit në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.

Njësitë elite policore hynë në spitalin në Roterdam për të kërkuar të dyshuarin, i cili sipas autoriteteve, ishte i armatosur me një revole.

I dyshuari është 32 vjeç dhe motivet e sulmit janë ende të panjohura, raportoi agjencia e lajmeve ANP, duke cituar Policinë. Autoritetet thanë se i njëjti person është përgjegjës për dy incidentet.

Policia më herët deklaroi se sulmuesi ishte i veshur me rroba ushtarake.

Në Roterdam shpesh ka të shtëna dhe zakonisht ato iu atribuohen bandave rivale të drogës.

Më 2019, tre persona u qëlluan për vdekje në një tramvaj në Utreht. Ndërkaq, më 2011 një person qëlloi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi dhjetë të tjerë gjatë të shtënave në një qendër tregtare./Rel



2 Comments

  1. cdo veprim i duhur ka kohen menyren dhe trajtimin e tije efikas po i kaloj koha behet problem kosto per te gjith gjithcka fillon me edukim ne bark te nenes ndjeshmeri formim adekut permes vlerave ligje te drejta barazi ne te kundert ka zhgenji thotë:

    kur ne bot padrejtesija behet sistem jete per shkak te interesit disave vjen moment qe padrejtesija permbys vet interesat

  2. I MADHI ZOT E KOMPLETOJ KET BOT ME KRIJIM DHE UDHEZIM PLOT QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE UNITET PAQE SHPRES SHPETIM NJERZIT ZGJOLLEN VETEN KU VETJA KA DOBESI DHE EGO PA FUND DUKE SJELL KET ZHVILLIM NE PRAG ZHDUKJE PLOT TRISHTIM TANI OSE PRANONI LIGJET E ZOTIT DHE SHPETONI O DESHIRAT TUAJA DHE TE VETSHKATRROHENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *