• |
ide | kryesore

30 vatra zjarri aktive në Pishporo, 8 mjete zjarrfikëse në terren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo vijojnë të mbeten të pashuara. Aktualisht janë aktive rreth 30 vatra zjarri dhe për neutralizimin e tyre janë të angazhuara 8 mjete zjarrfikëse.   Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here. Ato favorizohen nga era e fortë, duke u përhapur në zona të ndryshme.

Sipas prefektit Shehaj, falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemëtore e ullishte në kufi të zonës pyjore. Shehaj, zjarrin masiv të 5 ditëve e ka konsideruar katastrofë mjedisore jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përshkruar nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi prej 5 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *