• |
ide | kryesore

Rrëfimi i shoqes së Klodiana Vefës: Unë dhe i dashuri i saj u mbyllëm në shtëpi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Klodiana



Shoqja e ngushtë dhe e besuar e 36-vjeçares, Klodiana Vefa që u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, 44 vjeç në mes të rrugës në qytezën Castelfiorentino të Firences të enjten e kaluar ka rrëfyer për mediat çfarë dinte për ngjarjen. E reja shqiptare e cila nuk identifikohet thotë për mediat italiane se kishte folur me Klodianën edhe pak orë para se ajo të vritej. Ajo thotë se Klodiana kishte krijuar një lidhje të re me një italian që gjithashtu u mbyll në shtëpi nga frika pas vrasjes së 36-vjeçares.

“Pas vdekjes së Klodianës praktikisht u barrikadova në shtëpi. Alfredi ishte ende i lirë dhe i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Më urrente dhe më kishte frikë se i qëndroja përballë. Nuk kam asnjë ndjenjë për frikën e tij. Më shumë se një herë i thashë: “Nëse ajo nuk të raporton në polici, do ta bëj unë”.

Po, pse Klodiana nuk e ka denoncuar kurrë ish-bashkëshortin nëse ndihej në rrezik?

“Për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse do ta bënte këtë ai do t’i lëndonte fëmijët e saj. Do t’i bënte ndonjë shpërfytyrim për ta goditur. Dhe pastaj ajo u bind edhe për një gjë tjetër…”.

Çfarë?

“Ajo mendoi se edhe sikur të raportonte kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që ai i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më tha: “Gjithsesi ai do të bëjë çfarë të dojë”. E di si e quajta Klodianën?”

Si?

“Shqiptare kokëfortë, por me zemër të pamasë: I donte marrëzisht fëmijët. Donte të ishte e lumtur, përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat. Një burrë që si ajo, që jetoi vite në ferr duke duruar gjithçka sepse donin të ishin bashkë. Unë e njoh shumë mirë dhe si unë, derisa Alfredi u gjet i vdekur ai kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tani, megjithatë, ne do të duhet të përballemi me gjithçka tjetër: Dhimbje e padurueshme dhe një keqardhje që do të më ndjekë përgjithmonë”.

Nëse mund të ktheheshit pas, çfarë do të bënit?

“Do të shkoja në polici dhe do ta denoncoja, me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte diskutimin duke thënë: “Ne jemi shqiptarë, ju nuk e kuptoni”. E kemi respektuar vendimin e saj deri në fund”.

Dhe familja e saj e dinte?

“Shiko, për mendimin tim ajo dinte shumë pak ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e buzëqeshur. Ajo ua rrëfente miqve të saj vuajtjet dhe frikën e saj dhe kurrë nuk u fliste keq për Alfredin njerëzve të tjerë. Ajo thoshte se ai ishte një punëtor i palodhur. Mund të ketë qenë, por vitin e fundit ai nuk kishte futur më asnjë euro në familje edhe pse vazhdonte të ndante të njëjtën çati me të dhe djemtë. Pasi e vrau mendova se ai kishte planifikuar gjithçka duke marrë paratë dhe duke ikur në Shqipëri”.

Duket se Alfred Vefa ka mbajtur armën me të cilën vrau atë dhe veten.

“Ajo që mund të them është se Klodiana e ndjeu se do ta vriste me armë. Ajo nuk ma tha kurrë hapur, por një herë ma bëri të qartë se ai kishte armë, duke shtuar një fjali që nëse e mendoj, më mbahet fryma: “Tani po më mbaron koha. Tani nuk e di se si do të ecim përpara.” ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Prandaje nuk duhen qire rraca e felliqure e pioniereve patronazhisto kurviste.
    Sa mbushin plendesin me buke evrope….
    Terbohen me c’do kollovare te semure dhe laro e balo perverse qe mbyllen ne dollap nga frika e muratorit te vdekure.
    Ne korene e veriut dhe ne kine duhen martuar keto bijat e pragqireve te kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *