• |
ide | kryesore

VIDEO/ Makina çan murin dhe futet në stacionin e policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
policisë



Një person përballet me akuza të shumta, duke përfshirë terrorizmin pasi e futi makinën e tij përmes një muri në stacionin e policisë në shtetin amerikan të Nju Xhersit.

Oficerët e policisë thonë se ai hyri në dhomën e tyre të stafit, ndërsa kishte vendosur këngën “Welcome to the Jungle” (Mirëserdhët në xhungël) të Guns N’ Roses në makinën e tij.

Ai akuzohet gjithashtu se ka përplasur me dashje garazhin e një rezidence private më herët të njëjtën ditë. Duke shpallur akuzat, policia publikoi pamjet e ngjarjes, e cila ndodhi më 20 shtator.

Burri, i identifikuar si John Hargreaves, përballet tashmë me disa akuza të rënda, duke përfshirë terrorizmin, që parashikon një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Është e paqartë nëse dikush u lëndua dhe se çfarë e shtyu Hargreaves të përplasej nëpër ndërtesa. Ai po mbahet në një burg të Nju Xhersit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *