• |
ide | kryesore

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin e shoferin e Rezart Taçit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit, Bledar Lilon e Artur Ballën dy bashkëpunëtorët e biznesmenit. Rezart Taçit u arrestuan me akuzën për pastrim parash në Shqipëri të 18 milionë eurove të organizatës mafioze “Cosa nostra”.

Balla dhe Lilo akuzohen se pastronin në Shqipëri miliona euro të organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra”. SPAK fillimisht kërkoi dënimin me 13 vite burg për Ballën, por për shkak se procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit me një të tretën. Përfundimisht ai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg. Ndërsa për Lilon, SPAK më herët kërkoi dënimin me 12 vite heqje lirie edhe ndaj tij është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë dënimin me 8 vite heqje lirie.

Çështja për biznesmenin Rezart Taçi, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar është veçuar. Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *