• |
ide | kryesore

Ish-piloti i Ferrarit arrestohet se hodhi një fishekzjarr në zyrën e kunatit: po ndahet nga e motra

-Instant, Sport



Jean Alesi, ish-piloti i Formula 1, u ndalua në Avignon, ku është dëgjuar nga policia për shpërthimin e një fishekzjarri në dritaren e zyrës së kunatit të tij. “Jean Alesi u arrestua të hënën rreth orës 16:00 për dëmtim të pronës së të tjerëve me një mjet shpërthyes”, tha zëvendësprokurori i Nîmes, Antoine Wolff.

Ngjarjet kanë ndodhur në Villeneuve-le’s-Avignon, qyteti i Gardit ku jeton ish-piloti 57-vjeçar i Ferrarit. Policia ishte thirrur të dielën rreth orës 22 nga banorët e lagjes, të shqetësuar nga zhurma e një shpërthimi. Në sajë të targës së dalluar nga një fqinj, policia ka mundur të konstatojë se mjeti i parë në vend, para se të largohej me dritat e fikura, i përkiste José Alesi, vëllait të ish-pilotit, i cili u arrestua.

Të hënën, ish-piloti i Ferrarit (nga viti 1991 deri në vitin 1995) shkoi në komisariat, ku liroi të vëllain duke shpjeguar se ishte ai në makinë, me djalin e tij dhe një shok të këtij të fundit dhe se ai vetë kishte hedhur një “fishekzjarr të madh të blerë në Itali” në kornizën e një dritareje në zyrën arkitekturore e kunatit të tij, pa e imagjinuar se do të shkaktonte një dëm të tillë, sqaroi zv.prokurori. Zhan Alesi ka shpjeguar se thjesht ka dashur të bëjë një “shaka të keqe” me kunatin e tij, i cili po ndahet nga e motra, duke sqaruar se nuk është në polemika me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *