• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e lehta

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit: Kohë e kthjellët dhe e ngrohtë



Sipas MeteoAlb, gjatë paradites vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore. Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor. Kjo do të krijojë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët. Pas-mesdite pritet kalim i vranësirave ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen përkohësisht. Ato do ja lënë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 29 gradë C në orët e mesditës.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonise mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës  do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë Maqedonine, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e Maqedonise. Temperaturat e ajrit do të regjistrohen nga 11 gradë C deri në 32 gradë C.

Europa 

Vendet e Europës Veriore si edhe rajoni i Balltikut; janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, disa zona në qendër të kontinentit si edhe Alpet e Europës do të mbeten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *