• |
ide | kryesore

Udogie viktimë e fyerjeve raciste, Tottenham gati të denoncojë: “Të neveritur”

-Instant, Sport
Udogie



Tottenham-Liverpool një ndeshje që duket se nuk do të përfundojë kurrë. Pas shumë polemikave mbi arbitrimin dhe golin kontrovers të anuluar padrejtësisht, sot vjen një deklaratë e klubit londinez që lidhet me një tjetër cështje. Spurs pozicionohen në mbrojtje të Destiny Udogie, ish-anësorit të Udinese, që ishte viktimë e një breshërie ofendimesh raciste, në profilin e ekipit të tij në Instagram pas fitores 2-1 ndaj Reds. “Ne jemi të neveritur nga mesazhet raciste që iu drejtuan Destiny Udogie në mediat sociale, pas ndeshjes së së shtunës kundër Liverpool – thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Spurs në kanalet e tyre zyrtare -. Ne do të bashkëpunojmë me Premier League dhe, ku është e mundur, do të marrim masa kundër kujtdo që ne do të mund të identifikojmë. Ne jemi në krah teje, Destiny”.

Lexo më tej:Jones e Jota me të kuq, Matip autogol: Liverpool i bën keq vetes në Londër ndaj Tottenham

Kërcënimi nga klubi është serioz, sepse në Premier League ka zero tolerancë ndaj racizmit dhe kjo shtrihet edhe në rrjetet sociale. Çdo abuzim dënohet jo vetëm me përjashtim nga stadiumi, por edhe me denoncime në polici siç ka ndodhur tashmë në të shkuarën. Nëse identifikohen autorët e ofendimeve ndaj Udogie, për një kohë ata nuk do të shkelin më në stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *