• |
ide | kryesore

Berisha: Çdo politikan që përdor telefona të kriptuar, të jetë objekt i dekriminalizimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari demokrat, Sali Berisha, dënoi sot nga foltorja e Kuvendit, kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë në vend.

“Dua të dënoj me forcën më të madhe kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër.

Por këtu dua të theksoj, dua të ndalem se këto kërcënime shfrytëzojnë rrjedhjen e informacioneve. Shfrytëzojnë pazarin që bëhet me informacionet.

Kush e bën? Militantët tuaj e bëjnë, patronazhistët tuaj e bëjnë.

Ata nxjerrin dosjet në treg te kriminelët dhe kriminelët më pas u vërsulen prokurorëve dhe gjykatësve.

Kujt i vijnë këto kërcënime? A e dini se të gjithë ata që janë marrë dhëmb për dhëmb me bandat, siç ishte kjo Selimi- unë nuk e njoh, siç është kjo në SPAK, ata dekonspirohen nga njerëzit tuaj, militantë që shesin informacione.

Si ka mundësi, t’ju bëj një pyetje- që nuk gjendet asnjë rrjedhës i informacioneve të dosjeve top-sekret. Dosjet e drejtësisë janë top-sekret në gjithë botën.

Kjo është bërë rrugë dhe asnjë nuk gjendet. Kjo është një formë presioni të tmerrshëm ndaj tyre.

Po natyrisht, kur vihet Taulant Balla, njeriu i lidhur më shumë se kushdo tjetër me bandat në krye, nga të mos dalë çdo sekret?

Nuk gjeni një rrjedhës se jeni vetë rrjedhës.

Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY ECC, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit.

Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar” tha Berisha.



5 Comments

  1. hahaha, po pse te mos jet objekt i kriminalizimit cdo politikan qe ka televizion privat psh si ti dhe Rama? Ky i gjeni leket per tv juve, apo nga boronicat.

  2. degjoheni cfar thot hund shkaba: “Dua të dënoj me forcën më të madhe kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër.”
    Ky qe ska len hetues e gjyqtar pa kercenuar e pa marr ne goj kur hetonin familjaret e ketij. Ky qe i thoshte prokurores te pergjithshme lavire bulevardi. Nje hipokrit i neveritshem qe flet me hiperbola pinoku.

  3. o Sale po ata rrjedhesit te informojn dhe ty. Per Taulant Pallen ke te drejt, njeriu me i lidhur me krimin u be minister i brendshem, ti halim qe sdi kendim, je minister per arsim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *