• |
ide | kryesore

Po çfarë Kupe kemi ne: historia e mallkuar e Juventus në Champions në një libër

Sport
Juventus



Quhej Kupa e Kampioneve, pastaj u bë Champions League. Thelbi megjithatë nuk ka ndryshuar. Juventus mbart me vete një lloj mallkimi që e bën gati ezoterike marrëdhënien me kompeticionin më prestigjioz europian. Do të mjaftonte e dhëna e dy finaleve të fituara nga nëntë të luajtura, ose fakti që ka fituar vetëm dy edicione nga tridhjetë e shtatë pjesëmarrje. Nga dy aktet fituese, pastaj, Juve do të kishte hequr dorë me dëshirë nga njëri, atë të Heysel. Praktikisht, tifozët e Juventus mund të kujtojnë me buzëqeshje vetëm suksesin kundër Ajax me penallti në Romë në vitin 1996.

Po tridhjetë e pesë herët e tjera? Giuseppe Pastore i ka rrëfyer në detaje në librin “Po çfarë kupe kemi. Mallkimi evropian i Juventus”. Lista nuk është kronologjike, por vijon duke filluar nga më pak të dhimbshmet (nëse mund të ekzistojnë) për të mbërritur tek ato që kanë shënjuar breza tifozësh bardhezi. Nuk është rastësi që libri përfundon me nënën e të gjitha humbjeve: Athinë 1983 kundër Hamburg. Atëherë Juventus i gjashtë kampionëve të botës plus Bettega, Boniek dhe Platini, u mposht nga të nënvlerësuarit e drejtuar në pankinë nga gjeniu Ernst Happel.

DËSHTIMET E TRISHTA

Pastaj ka edhe humbje të tjera të përgjakshme në finale, si ajo e Mançesterit 2003, me penallti në derbin italian kundër Milan. Apo edhe dy humbjet radhazi në ’97 dhe ’98 kundër Borussia Dortmund dhe Real Madrid (me pasojë gabimet vendimtare të arbitrit). Nuk duhen harruar eliminimet e pabesueshme si në 2018, pas rikuperimit të 0-3 të Torinos në Bernabeu para penalltisë së sekondës së fundit që u kushtoi bardhezinjve daljen nga skena. Ose në 2016 kundër Bayern të Guardiolës, me një leksion autentik futbolli të hedhur në erë në fund për shkak të naivitetit të Evra.

TURPËRIMET EUROPIANE

Kalohet pastaj te daljet e turpshme, si 7-0 në raundin e parë kundër Wiener Sportklub në debutimin në kompeticion në vitin 1958. Poshtërim i përsëritur (edhe pse pak më pak i rëndë) dy vjet më vonë kundër CSKA Sofia. Nuk kishin fund më të mirë ato me Dynamo Dresden në 1974 dhe Rangers Glasgoë në shtator ’78. Për të kaluar pastaj te vjedhjet e pretenduara (Bruges në gjysmëfinalen e prillit të të njëjtit vit), arbitrat e hutuar (finalja me Barcelonën në 2015) dhe keqardhjet e bujshme (Manchester United 1999, Barcelona në prill 1986, Real Madrid në shtator të po atij viti).

Lexo më tej: Juventus nuk rrezikon më në Champions, Ceferin: “Nuk mund të dënosh dikë pas 10 vjetësh se gaboi tani

NGJARJA MISTERIORE E INTERVALIT ME REAL MADRID

Një mijë histori për tu treguar, me “xhevahirin” e misterit në pushimin e finales kundër Galacticos të Zidane në 2017 në Cardiff. Aty ku do të ekzistojë dyshimi i përjetshëm për atë çfarë ndodhi realisht në ato 15 minuta. Me pak fjalë, ai i Pastore është një libër historie që kthehet në një thriller dhe një roman dashurie dhe shprese, që pavarësisht gjithçkaje i shoqëron tifozët e Juventus në takimin më të ndërlikuar të ndërlidhjes së tyre me atë Zonjën gjithmonë magjepsëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *