• |
ide | kryesore

Rami Malek dhe aktorja shfaqen në publik pas aludimeve

Paparazzi



Rami Malek dhe Emma Corrin u panë të kapur për dore gjatë Javës së Modës në Paris.

Dyshja u fotografuan teksa dilnin nga restoranti Laurent me personazhe të tjerë të famshëm, përfshirë Sydney Sweeney. Çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në korrik, kur u panë  në një koncert të Bruce Springsteen në Londër.

Më pas, në gusht upanë të afërt ndërsa darkonin në Buoy and Oyster në Kent, Angli. “Ata ishin shumë të pasionuar dhe shikonin njëri-tjetrin në sy”, tha një burim për Sun. “Ata u puthën dhe dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund të shihte.”

Ndërsa nuk kishte asnjë fotografi, burimi i brendshëm shtoi se Malek dhe Corri  ishin “plotësisht të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk i kushtonin vëmendje askujt tjetër”.

Ndërkohë, ata me sa duket konfirmuan lidhjen e tyre muajin e kaluar kur u panë duke ndarë një puthje teksa shëtisnin qenin e tyre. Romanca e çiftit vjen pasi Malek i dha fund lidhjes me Lucy Boynton pas pesë vitesh së bashku. Ndërsa është e paqartë se kur përfundoi marrëdhënia e tyre, ish-ët u panë për herë të fundit në gusht 2021./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *