• |
ide | kryesore

Rami Malek dhe Emma Corrin në një romancë dashurie

Paparazzi



Rami Malek dhe Emma Corrin konfirmuan romancën e tyre teksa shëtisnin në Londër të enjten.

Në fotot e siguruara nga Daily Mail, dyshja u panë duke ndarë një puthje pasionante pas muajsh spekulimesh. Dalja romantike vjen pasi të dy thuhet se u panë të afërt me njëri tjetrin në një restorant më 9 gusht.

Megjithëse çifti nuk u fotografua në atë kohë, një restorant në Buoy and Oyster në Kent, Angli, një dëshmitar  tha për Sun, “Ata po putheshin dhe dukej se nuk e vrisnin mendjen nëse mund t’i shihte dikush.”

“Ata ishin shumë të qetë dhe miqësorë me të gjithë ekipin, të cilët ishin shumë të kënaqur dhe të befasuar kur i panë në qytetin tonë bregdetar në një pasdite me diell,” shtoi ai. “Shpresojmë që ata të kenë shijuar kohën e tyre së bashku në Margate dhe t’i shohim përsëri së shpejti!”

Malek më parë ishte në lidhje me aktoren, Lucy Boynton, duke konfirmuar lidhjen e tyre në janar 2019. Boynton, shoqëroi  Rami në Oscar Awards 2019, ku fitoi çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin e tij si Freddie Mercury.

“Lucy Boynton, ti je zemra e këtij filmi, je përtej jashtëzakonisht e talentuar, më ke rrëmbyer zemrën,” tha ai gjatë fjalimit të tij të pranimit në atë kohë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *