• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nuk i dha dorën koleges, pezullohet arbitri i Serie A

Arkiva, Lapsi Leaks



Ndeshja e Serie A, Lecce – Sassuolo mbrëmjen e së premtes së 6 tetorit është vënë në qendër të një diskutimi në mediat sociale. Por, jo mes tifozëve. Polemika nuk ka të bëjë me atë që ndodhi në fushë, por me një episod që ndodhi në tunel, para se skuadrat të dilnin nga dhomat e zhveshjes. Arbitri Juan Luca Sacchi ishte duke përshëndetur Ferrari, kapitenin e Sassuolo dhe po përgatitej të bënte të njëjtën gjë me Strefezza të Leçes. Por ai u përplas me asistenten e tij Francesca Di Monte.

Arbitri devijoi dorën dhe nuk e takoi kolegen e cila e hoqi dorën e saj duke bërë edhe një vështrim habie. Shumë në rrjetet sociale e kanë konsideruar këtë një diskriminim seksist.

Shoqata e Arbitrave e mohoi këtë me një deklaratë për ANSA-s. “Një gjest seksist apo një fyerje personale janë gjera që duhet të përjashtohen absolutisht. Ky nuk është një problemi për ne, ishte thjesht një gjest i pavullnetshëm dhe i keqinterpretuar. Përkundrazi, është për t’u habitur që po flasim për seksizëm brenda një shoqate që ka bërë shembjen e çdo pengese gjinore” – thuhet në reagim.

Edhe vetë gjyqtarja, Francesca Di Monte ka dalë në mbështetje të kolegut të saj siç raporton Corriere della Sera. Të gjithë arbitrat thuhet se u kthyen së bashku me tren duke treguar se nuk ka diçka personale mes tyre.

Megjithatë, organizatori i arbitrave, Gianluca Rocchi ka vendosur të pezullojë Sacchi për të paktën 1 ndeshje. Ai u ka përsëritur të gjithë arbitrave nevojën për të qenë gjithmonë të patëmetë në çdo detaj që nga momenti kur ata mbërrijnë në stadium. Kjo sepse kamerat e shpërndara kudo regjistrojnë çdo moment. Dhe gjithashtu edhe gafa si kjo. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *