• |
ide | kryesore

Lulzim Basha përjashton Gazmend Bardhin nga PD-ja e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhin



PD-ja e vulës vijon përjashtimet. Këtë herë, kryesia e forcës që drejtohet nga Lulzim Basha njoftoi se ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin. Sipas asaj që raportojnë mediat, bardhi akuzohet se nuk njeh vendimet e partisë dhe se po bashkëpunon me persona Non Grata.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, – thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së së vulës. 

I pyetur për këtë vendim, Bardhi tha se nuk e njeh këtë strukturë dhe se sipas tij, ata janë një grup individësh që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

“Nuk i njoh si strukturë dhe këta tani thonë, ti je i joni dhe po të përjashtojmë. Ata janë disa individë privatë që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe çdo vendim i tyre nuk zhbën dot faktin e asaj që thashë të enjten në Kuvend.

Ky vendim i shpallur sot nuk ka të bëjë me sjelljen time politike, por me faktin se pas 4 muaj heshtje dhe durimi, ndaj një strategjie balte ndaj meje, në momentin që më panë në sy dhe tha ti je përfaqësues i aleancës së kullave i tregova në fakt se kush kishte përfituar nga kullat, ndërkohë që ne të tjerët bënim betejë kundër Ramës, Basha kishte futur të paktën 2 kate, i kishte futur në xhep, por që flitet se ka dhe të tjera.

Nëse i mban në xhep këto 2 kate dhe nuk i duken, nëpërmjet që këtij vendimi që mendon se ka marrë sot, ja kam bërë hallall dhe nuk kam asnjë shqetësim. Unë jam në PD, do të jem në PD dhe do gjykoj se Partia Demokratike nuk është një strukturë private që drejtohet nga një familje apo një grup miqsh, por është një strukturë ku anëtarët kanë zërin e tyre” – u shpreh Bardhi në një intervistë në Syri TV. /lapsi.al



10 Comments

  1. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.

    1. Ne çdo shkrim ti permend Sali Berishen diçka ke me te te ka shkerdhyer racen prandaj te kujtohet shpesh Saliu

  2. Basha deri ne zgjedhjet e 2025 do ti perjashtoje te gjithe dhe do ngelet i vetem me vulen dhe
    bythen e tij. Mbetet per tu pare se me cilen do firmose per kandidaturat.

  3. Basha eshte thjesht nje klloun qe do jete askushi ne zgjedhjet e ardhshme! Sic duket e ka marre sinjalin qe PD do zhbehet dhe gjynah qe emri i kesaj partie qe solli pluralizmin do digjet se ky sharlatan e ka marre peng!

  4. Sharlatan Basha e bastard shefi i tij Rama. Që të dy po mbajnë peng jo vetëm PD por një vënd të tërë !!!

  5. Nje vendim normal per fuksionimin e nje partie. Bardhi deklaron se nuk e njeh PD e Bashes kjo mjafton qe te dyja palet te shohin punen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *