• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje 70 vjeçarin, e reja largohet nga vendngjarja

Lajme, Të fundit



Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin Lushnjë-Rrogozhine. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45 të paradites së sotme, pranë fshatit Golem.

Viktima Veri Deliu sipas policisë, ka qenë duke ecur në krahun e kundërt të aksit nacional dhe në një moment ka kaluar nga rruga dytësore në asfalt, duke sjellë në këtë mënyre përplasjen me automjetin që drejtonte 26 vjeçarja, Anisa Xhepexhiu.

Burime bëjnë me dije se pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja, duke u vetëdorëzuar policisë 1 km më poshtë vend të ngjarjes së aksidentit.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës, për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Dyshohet se 26 vjeçarja ka qenë duke ecur me shpejtësi çka ka sjellë përplasjen në pjesën e përparme të mjetit të moshuarin që ngiste biçikletën në drejtimin e kundërt të lëvizjes në rrugë.



3 Comments

  1. ”Pleqte dhe autostradat”. Autostrada jane kthyer ne ” varr i hapur” per kete kategori. Eshte shume e dhimbshme qe cdo dite ne lajme raportohet per ngjarje te tilla.

    Jane moshe qe merren me aktivitetet e fshatit apo punojne si roje per ti shtuar dicka pensionit, nuk disponojne automjete dhe levizin kryesisht me bicikleta ose motocikleta.

    Duke mos pasur rruge dytesore, korsi per bicikleta, nenkalime apo mbikalime, jane te detyruar per te levizur ne keto kushte ne perditshmerine e tyre, te miksuar me cmendurine e automjeteve.

    Prandaj perballen shume shpesh me aksidente tragjike. Shteti ka nje harte te pikave ku ndodhin shpesh aksidente dhe duhet urgjentisht te marre masa per zvogelimin e aksidenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *