• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e arrestimit të dyshuarit për vrasjen e Tupac Shakur

Paparazzi



Disa ditë pasi Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas arrestoi një të dyshuar në lidhje me vrasjeen e vitit 1996 të  Tupac Shakur, departamenti ka publikuar pamjet e arrestimit.

Pamjet, të shpërndara nga rrjeti lokal KLAS-TV dhe Law & Crime Network, tregojnë se  Duane “Keffe D” Davis iu afruan autoritetet pranë shtëpisë së tij në Las Vegas më 29 shtator, kur ai u prangos menjëherë dhe bashkëpunoi me policinë.

Pas rreth dy minutash, Davis  futet në automjetin e policisë dhe i jepet ujë. Në një filmim të mëvonshëm, një oficer e pyeti Davisin se për çfarë e arrestoi policia. Ai i përgjigjet : “Rasti më i madh në historinë e Las Vegas”.Ndërsa po zhvillohej një bisedë e vogël me oficerin në sediljen e përparme, Davis më pas shpjegoi se ai nuk ishte “i shqetësuar” për arrestimin dhe se ai “nuk bëri asgjë.” “Epo, për këtë është gjykata, apo jo?” u përgjigj oficeri.

Diku tjetër në pamje, Davis pyeti policinë se pse media nuk ishte e pranishme në arrestimin e tij. “Pra pse nuk e sollët median,” pyeti ai, për KHLAS-TV. “Ata e kishin ndriçuar gjithë shtëpinë time,” tha Davis, duke iu referuar me sa duket kur autoritetet ekzekutuan një urdhër kontrolli më 17 korrik në një shtëpi të lidhur me të.

Siç u raportua më parë, Duane u arrestua në fund të muajit të kaluar pasi dyshohet se ishte siç e quajti zëvendëskryeprokurori i qarkut Marc DiGiacomo “komandant në terren, në vend” i cili “urdhëroi vdekjen” e reperit , sipas Associated Press.

Familja Shakur ishte “e kënaqur me këtë lajm” që autoritetet ndanë në një konferencë shtypi 27 vjet pasi Tupac u qëllua katër herë nnë 7 shtator 1996 në moshën 25-vjeçare./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *