• |
ide | kryesore

Misteri/ A ishte Irani pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit
Hamasit



Inkursioni tronditës i Hamasit në Izrael ishte i një përmasash dhe sofistikimi që më parë konsiderohej i paimagjinueshëm. Sulmuesit e Hamasit hynë nga toka, deti dhe ajri duke mposhtur mbrojtjen izraelite dhe duke vrarë më shumë se 900 njerëz, ushtarë dhe civilë. Niveli i planifikimit ka ngritur pyetje nëse mundej Hamasi ta bënte këtë i vetëm dhe nëse do të kishte pasur ndihmë, a i erdhi kjo nga Irani. Teherani, i cili ka përshëndetur operacionin ka mohuar përfshirjen. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara lëshoi një deklaratë duke e quajtur sulmin “të ashpër autonom dhe të palëkundur në linjë me interesat legjitime të popullit palestinez”.

Zv.këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, Jon Finer përsëriti të hënën se Uashingtoni beson se Irani është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit në Izrael, por tha se SHBA nuk ka “informacion të drejtpërdrejtë” që i lidh këto sulme me Iranin në këtë moment.

“Ajo për të cilën mund të jemi mjaft të qartë është se Irani është gjerësisht bashkëpunëtor në këto sulme për mbështetjen e Hamasit prej dekadash” – tha Finer gjatë një paraqitjeje në “Good Morning America” të ABC. Ai foli për armë, trajnim dhe mbështetje të tjera financiare. “Ajo që ne nuk kemi është informacioni i drejtpërdrejtë që tregon përfshirjen iraniane në urdhërimin ose planifikimin e sulmeve që ndodhën gjatë 2 ditëve të fundit. Është diçka që ne do të vazhdojmë ta shohim nga afër” – tha ai.

Marrëdhënia e Iranit me Hamasin dhe partnerët e tij militantë palestinezë, Xhihadin Islamik është e dokumentuar. Xhihadi Islamik Palestinez, një grup militant me bazë në Gaza, i cili është më i vogël se Hamasi, por një forcë e rëndësishme luftarake në enklavën bregdetare ka një aleancë të gjatë dhe publike me Teheranin. Hamasi, nga ana tjetër, ka pasur një marrëdhënie më të paqartë me Iranin, duke u kthyer kundër tij për disa vite për shkak të mbështetjes së tij për presidentin diktator të Sirisë, Bashar al-Assad gjatë luftës civile këtë në vend. Në fund, edhe Hamasi u fut në orbitën e Teheranit dhe ka komunikuar hapur me Iranin dhe aleatët e tij paraushtarakë.

Izraeli thotë se Irani e mbështet Hamasin deri në 100 milionë dollarë në vit. Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 tha se grupi merr fonde, armë dhe trajnime nga Irani ndërsa disa fonde mblidhen në vendet arabe të Gjirit. Aleatët paraushtarakë të Iranit në rajon, siç është grupi i armatosur shiit i Libanit, Hezbollah, janë mburrur vazhdimisht për një koordinim të hekurt me grupet islamike palestineze. Shumica e botës perëndimore dhe disa vende arabe i konsiderojnë Hezbollahun, Hamasin dhe Xhihadin Islamik si grupe terroriste.

Kobi Michael, një studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me bazë në Tel Aviv thotë se ai beson se Irani synon të krijojë “një realitet lufte në mënyrë që të lodhë shoqërinë izraelite si dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit”. “Ky është emëruesi i përbashkët midis strategjisë së Iranit dhe asaj të Hamasit. Prandaj Irani është një pasuri për Hamasin dhe Hamasi është një pasuri për Iranin”, – thotë Michael. Pak më shumë se një muaj para sulmit të befasishëm, nënkryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Saleh Al-Arouri dhe shefi i Xhihadit Islamik Palestinez Ziad al-Nakhalah u fotografuan në Bejrut së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ismail Haniyeh, center, chairman of the Hamas political bureau, flashes a victory sign, flanked by bodyguards and senior Palestinian officials during a rally at the southern Lebanese port city of Sidon.

Në prill, udhëheqësi i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh vizitoi kryeqytetin libanez për takime me Nasrallah. Se si Haniyeh, i cili ndodhet në Rripin e bllokuar të Gazës, ishte në gjendje të udhëtonte në Liban është ende e paqartë. Libani dhe Izraeli janë teknikisht në një gjendje lufte. Hezbollahu ka një bastion në jug të vendit që kufizohet me Izraelin. Në vitin 2006, një luftë shpërtheu midis dy vendeve që çoi në mbi 1100 të vdekur në Liban dhe mbi 200 të vdekur në Izrael.

Që atëherë, shkëmbimet e zjarrit midis palëve ndërluftuese kanë qenë jashtëzakonisht të rralla, me Hezbollahun që vazhdimisht kërcënon se do të godasë Izraelin me arsenalin e tij në rritje të raketave vetëm nëse Izraeli do të godiste territorin libanez. Megjithatë muajt e fundit, Nasrallah ka ndryshuar melodinë e tij, duke u zotuar se do të ndërhyjë në emër të palestinezëve në rast se trupat izraelite sulmojnë “vendet e shenjta të krishtera dhe myslimane në Jerusalem”Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli besojnë se Hezbollahu posedon raketa të sakta. Vitet e fundit, Nasrallah ka thënë se grupi i tij militant mund të thërrasë “100 mijë rezervistë” në një luftë të mundshme.

Një aleancë që po rritet

Hamasi dhe Irani nuk janë parë gjithmonë sy për sy. Lufta civile siriane e vuri Assadin dhe aleatët e tij, kryesisht anëtarë të pakicës alavite dhe degëve shiite të Islamit, kundër një lëvizjeje opozitare të përbërë kryesisht nga myslimanë sunitë, dega dominuese myslimane. Hamasi është një organizatë sunite, ndërsa i ashtuquajturi bosht i rezistencës i Iranit është kryesisht shiitë.

Përçarja vazhdoi për disa vite, por nisi të shuhej pasi Siria filloi të normalizonte marrëdhëniet me vendet e fuqishme arabe, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Me tërheqjen e luftërave gati 10-vjeçare mes shive dhe sunitëve që përshkuan Irakun, Jemenin dhe Sirinë, forca elitare e Iranit, Garda Revolucionare e ka zhvendosur fokusin e saj në Izrael. Aleancat e Teheranit me aktorët islamikë palestinezë duket se janë një element qendror i strategjisë së Gardës Revolucionare, megjithëse detajet mbeten mister.

“Pyetja që bëjnë të gjithë është se çfarë roli luajti Irani? Ne nuk e dimë” – thotë Khaled Elgindy, bashkëpunëtor në Institutin e Lindjes së Mesme me bazë në Uashington ku drejton një program për Palestinën dhe çështjet izraelito-palestineze. “Irani ka qenë qartazi një mbështetës i Hamasit financiarisht, materialisht dhe politikisht. Por ne nuk e dimë shkallën në të cilën Irani ishte i përfshirë në pjesën operacionale logjistike të këtij trajnimi, apo çfarë lloj mbështetjeje logjistike ai ofroi operacionin e 7 tetorit. Unë nuk mendoj se dikush e di këtë. Çdo shërbim inteligjence u kap plotësisht i pavetëdijshëm për këtë, duke përfshirë dhe veçanërisht izraelitët”, – shtoi Elgindy.

Nëse Irani ishte i përfshirë apo jo në operacion mund të ketë pasoja për të ardhmen e luftës që filloi të shtunën. Nëse Irani dhe partnerët e tij paraushtarakë libanezë ndihmuan në sajimin e planit, atëherë kjo mund të zgjerojë konfliktin. Megjithatë, është e qartë se boshti militant palestinezo-iranian është forcuar dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për të pasur avantazhin në rajon. Teksa lufta përparon në dhe rreth Gazës, Izraeli gjithashtu ka përforcuar trupat edhe në kufirin e tij verior, ku partneri më i fuqishëm i Iranit, Hezbollahu, mund të hyjë në këtë luftë me një efekt dramatik. ©CNN, LAPSI.al



2 Comments

    1. Ato qe menduan se kontrollojn dhe sundojn boten tashme jan te paret jasht kontrollit arsyet dhe shkaqet jan te shumta se kufiri durimit ndaj padretesive kudo ka kaluar cdo kufi per shkak te egos por dhe i shumices botes per tju nenshtruar ketyre ka perfunduar sepse aktualisht jan grupe njerzore per konkuren interesi me ekstremitet tashme faktikisht si angazhim lufta tret ajo qe quhet armagedon pregaditjet i ka perfunduar me koh veprimet kan hyr ne faz angazhimi i kemi totalisht me mendime fjal vepra ne zhvillim kjo eshte aktive me fjal dhe vepra nga cdo paraqitje ky eshte treguesi numer nje me udhtim te shpejt drejt fundit jetes ne tok le te komentohen nga propoganda analistet si te duan kjo filloj qe me organizimin e sistemeve te jetes perpara 100 viteve ne cdo fush te jetes me coptime etnike ku goditjen rrenuese njerzimit ja dha sistemi financiar qe i zhyti ne borxhe te gjith kamata sistemi arsimor jo adekuat i medjave mashtrues e keshtu me rradh ku sollen fillimin e fundit te jetes ne tok si rendiment kjo qendron keshtu fiks sepse askush me keto zhvillime nuk mund te provojn te kunderten perderisa kan pergjegjes dhe shkaqe historike me fakte zhvillimi te prekshme dukshme qe eshte vepruar padrejtesisht per hater te nje grushti te vogel njerzish ka shum hapesir per te folur per to se. Po te ishte zbatuar e verteta padiskutim nga cdo kendveshtrim do kishim pasur te kunderten me te drejt ate qe paten padrejtesisht vetem disa te miren tani me fakte zhvillimi praktikish cdo njeri dallon kudo te miren nga e keqa veprimet dhe mosveprimet pasojat dhe pergjegjsit duke perfunduar te gjith ne vetzhgenjim te keqen e refuzojne te gjith adhe ato vet qe jua kan sjellur tjereve po tju kthehet atyre dhe te drejten hakun e vet e don sejcili tani kemi finalen ne finalitet se te drejten hakun e duan te gjith dhe padrejtesin askush dhe padrejtesi te mirfillt po bejne vetem disa shumices njerzore lind pyetja per cfar lavdije shumica do tju nenshtrohet qe as nuk mendojn as nuk flasin dhe as nuk veprojn si ju e dini ku u futet aty ku zdilni me dot sepse faktet shumvjecare te padrejtesis sistem jete duke afruar gjith boten ne kaos ben qe e gjith bota te reflektojn vlersim raliteti ndarje me problemet dhe orjentim drejt zgjilljeve cmontim te padrejtesis ne mendje fjal vepra kjo pik kembengulse zhvillimi ka analiz reflektim orjentim per te gjith mbasi ne pikpytje eshte jeta kapitullimi total njerzor keshtu qe i vetmi shanc per ju dhe te gjith eshte ndalja e ketije zjarri menjeher mbasi padrejtesija e tejzgjatur kudo ne cdo kendveshtrim e ka bere boten fuci baruti qe i mungon vetem shkrepsja per ta ndezur shkendijat u hollen nese sdeshironi qe flakte te perhapen me shpejtesi kudo fillon pergjegjsija kapitale dhe do bindeni qe padrejtesija ndaj tjerve eshte krijuar tju kthehet juve fillon rraksioni zinxhir ju e quani el ninjo nuk ka shpetim por ngarkoni veten me pergjegjsi i vetmi shteg per te gjith eshte largim nga padrejtesija dhe pajtim mes njerzve ju qe qe zgjollet padrejtesin si zhvillim ose do perballoni kostot e saj ose sillni te verteten dhe ju mundesohet jeta paqa as me shum dhe as me pak se gjith banorve te dokes ju sjeni me te mir se gjith njerzimi se nese do ishit nuk do kishim problematika ne tok sepse cdo zhvillim ka pergjegjes dhe fakte dhe ne keto rrethana do ti zbrazin te gjith ne cdo kuptim do bindeni se te gjith ishin ne pritje te momentit tashme nuk eshte faji i askujt qe flet rreth zhvillimeve se gjith po perballemi me trysnit dhe kostot tuaja te shumfishta por eshte faji juaj qe sbindeni dhe spershtateni me ligjet e jetes ekujlibrat e saj me padrejtesi ska zhvill ekujlibra funksion zgjilljesh dhe gradualisht as jet Matuni mir se ky keni hyr dhe mos mendoni me per asken por vetem per veten tuaj sigurohuni mir qe angazhimi juaj ju garanton shpetim qe te mos zhgenjeheni dhe perfundoni me deshperim dhe ndeshkim hyjnor se persa ju perket pjeses tjeter tek Zoti botnave nuk ju humbet asgje nga ajo cfar ju keni ber por ju ngarkuat veten pa te drejt tashme ka tregues zhvillimi te zgjimit masiv me logjik faktesh dhe me budallaj do dij te kerkoj dhe jap hak ne unitet dhe si individ por gjithsesi i Madhi Zot njerzve pas cdo momenti zhvillimi me hak ju ka mundesuar rrugen e shpetimit dhe mundesit e zgjilljeve ne unitet begatit e jetes shpetimin pavarsisht gjithckaje ju siguroj nga ajo cfar kuptoj nga krijimi dhe udhezimi hyjnore qe portat e meshires dhe shpetimit njerzore deri sa te lindin djelli nga prendimi jan te hapura njerzit nuk jan pa mundesi shpetimi me perjatim te atyre qe nuk duan ju kujtoj qe i madhi zot nuk denon asken deri sa dikush tjua thojn te verteten fakti esht qe informacionet rreth te vertetes njerzimi i ka ne dore qe nga shpallja par hyjnore deri tek e fundit ju ka then profetet e zotit dietaret njerzit e mir koh pas kohe moment pas momenti si kujtes per mire shkecetaret si fakte zhvillimi ne cdo kuptim njerzimi nuk ka qen pa mundesi informimi fatkeqsisht ju ka pelqyer e kunderta eshte ceshtje juaj por ajo qe ju rikujtoj eshte qe perseri nuk jeni pa mundesi shpetimi paqe ekujlibri lumturije perderi sa mundesit jan krijuar me udhzim dhe krijim qe e kemi aktualisht aktiv sistemi funksionit unik ndergjallesor qe funksionon me hak rregull mas permes vlerave lidhjeve me Te madhin Zot nuk eshte e pamundur pershtatja me te dhe arritja e gjithckaje si zgjillje per nevojat tona Respekt per te gjith mos u beni armiq te vetes behuni shpetusit e par te saj me angazhimin tuaj ulni armet se ajo ju vret jo shpeton tek askush nuk fillon shpetimi nga jasht kur je i perfshir ne padrejtesi ndaj tjerve kjo luft eshte e destinuar te humb lufta ngaj tjetrit per sukses fillon me luften kunder egos per pushtet para dhe pasi te fitohet kjo luft brenda vetes mefrenimin e egos rregullimin e veseve te keqija per ball tjerbe kemi vlerat dhe hakun nje lufte me e lehte dhe lehtesisht e fituar pranimi domosdoshmerive dhe justifikimi pergjegjsive momentalisht eshte term alarmant per te gjith ne cdo kuptim sepse si frymarrja qe marrin eshte edhe drejtesija haku ku pa te ekzistenca jon merr fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *