• |
ide | kryesore

49 kg marijuanë në Greqi/ Arrestohen 2 shqiptarë dhe një grek

Arkiva, Lajme, Të fundit
kakavijë, rrëmbeu, kërkim, sekuestrohen, Greqi



Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi për drogë. Arrestimi i tyre erdhi pasi policia dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, në njërin prej të cilëve u gjetën 49 kg marijuanë. Bashkë me dy të rinjtë, 21 dhe 22 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin u arrestua dhe një 68 vjeçar grek.

Drejtuesi i mjetit me drogë ishte i moshuari grek ndërsa dy shqiptarët kishin rolin e kontrollorit të rrugës për të shmangur kontrollet policore. Sipas raportimeve, mjetet ishin nisur nga Athina dhe janë ngarkuar me drogë në kufi me Shqipërinë për t’u rikthyer sërish në kryeqytetin grek.

Në bagazhin e mjetit të drejtuar nga greku u gjetën pako që përmbanin 49 kg marijuanë. Operacioni u zhvillua nga policia e Patras një ditë më parë në afërsi të vendit të quajtur Klokova në rrugën ‘Ionia’. Dosja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Mesolongjit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *