• |
ide | kryesore

Analiza në CNN/ Orët e numëruara të Benjamin Netanjahut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në më shumë se 3 dekadat e tij në politikë, Benjamin Netanyahu ka marrë pothuajse po aq nofka sa zgjedhje ka fituar. Është quajtur “Magjistari” për aftësinë e tij të çuditshme për të rrëmbyer fitoren nga nofullat e humbjes. E kanë quajtur “Mbreti Bibi” për qëndrimin e tij në krye të politikës izraelite më gjatë se kushdo tjetër. Ka të tjerë që e quajnë thjesht “Bibi” me përkëdheli, por ajo nofkë që dhe atë vetë e kënaqte më shumë ishte “Zotëri Siguria” që tashmë duket se është shkatërruar.

Por, si shkoi gjithçka kaq keq?

Mbetet ende e paqartë se si më shumë se 1000 militantë të Hamasit arritën ta kapnin Izraelin me një befasi kaq vdekjeprurëse, duke vrarë, (siç shkroi Presidenti Isaac Herzog) më shumë hebrenj në një ditë se në çdo kohë që nga Holokausti. Tani për tani, kundërshtarët e Netanyahut nuk po bëjnë thirrje që ai të largohet. “Nuk po merrem tani me atë se kush është fajtor apo pse u kapëm në befasi”, – tha ish-kryeministri Yair Lapid, tashmë lider i opozitës. “Nuk është koha, nuk është vendi.”

Por ajo kohë do të vijë. Në të vërtetë, sipas Amit Segal, komentatori kryesor politik për televizionin “Channel 12” të Izraelit, befasia do të ishte nëse “Bibi” do t’i mbijetonte edhe kësaj lufte. “Kjo do të krijonte një precedent kombëtar” – tha ai për CNN. “Historia izraelite na ka mësuar se çdo surprizë dhe krizë çon në rënien e qeverisë. Kështu ndodhi në vitin 1973 [pas Luftës së Yom Kipurit] me Golda Meir, në 1982 me Menachem Begin në luftën e parë të Libanit dhe në 2006, me Ehud Olmert, në Luftën e dytë të Libanit. Ndaj, ora po troket.”
Historia sigurisht ofron krahasime të dobishme. Hera e fundit që inteligjenca izraelite dështoi në diçka të tillë dhe me kaq shumë viktima ishte pothuajse 50 vjet më parë në ditën kur Egjipti dhe Siria pushtuan Izraelin në Yom Kippur.

Megjithatë, ajo ishte një luftë “që ndoqi një lloj logjike normash dhe rregullash”, thotë Yohanan Plesner, president i Institutit të Demokracisë në Izrael. “Ne negociuam paqen me presidentin [egjiptian] Sadat disa vite më vonë, me mbështetjen e shumicës së Knesset. Ne nuk do të negociojmë asnjë paqe me Hamasin. Është një lojë krejtësisht e ndryshme.”

Një lloj negocimi – ndoshta përmes ndërmjetësve, si Egjipti – është i pashmangshëm. Edhe pse Izraeli po godet Gazën me sulme ajrore dhe ka vendosur një “rrethim të plotë” të enklavës dhe po përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor për të shkatërruar Hamasin, Netanyahu gjithashtu duhet të gjejë një mënyrë për të liruar rreth 150 pengje që mbahen nga militantët brenda Gazës.

Kjo situatë është më e vështira e Netanyahut. Pas 10 muajsh përballje me protesta kundër reformës në drejtësi, akuzave për korrupsion dhe një shtrimi në spital, Bibi është në vështirësi. Mund të jetë një ngushëllim i vogël për të që Hamasi ka arritur të ribashkojë Izraelin. “Gjëja e fundit për të cilën interesohen izraelitët tani është karriera politike e Netanyahut” – thotë Plesner, i cili shërben në rezervat e forcave speciale izraelite, ku është një major.

Vlen të kujtohet se “Bibi” është fundosur shumë herë më parë, por vetëm ai ka mundur të kthehet, si Terminator, për të mposhtur kundërshtarët e tij. Megjithatë, këtë herë duket ndryshe. Këtë herë, ai është detyruar të bëjë një luftë që nuk e zgjodhi, kur mund të jetë shpërqendruar edhe nga gjëra të tjera.

Segal thotë se ky pushtim nga Hamasi duhet të jetë planifikuar 12 deri në 18 muaj më parë kur Netanyahu ishte në opozitë. Llogaritja e gabuar ishin koncesionet ekonomike ndaj Hamasit dhe zbutja e bllokadës së Izraelit ndaj Gazës. “Në fund të fundit, është një regjim nazist që kërkon të na shkatërrojë të gjithëve. Dhe nuk mund të jetosh me një përbindësh në oborrin e shtëpisë tënde” – thotë Segal.
A janë tani në gjendje Netanyahu dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit të vrasin “përbindëshin” do të bëhet më e qartë në ditët dhe javët në vijim. Ai mund të ketë sukses në formimin e një qeverie “emergjente” të unitetit kombëtar që do ta izolonte atë nga çdo thirrje për të dhënë dorëheqjen.

“Një pjesë e popullsisë kërkon një përgjigje shumë, shumë më të ashpër ndaj Hamasit” – thotë Plesner duke shtuar se ata do të kërkojnë “ose ne ose ata.” Dhe këtë herë, “Zotëri Siguria” mund të dështojë t’ua japë. ©CNN, LAPSI.al



11 Comments

  1. CNN nje TV shkerdhate qe ne amerike nuk e shikon njeri, ketu ne shqiperi u ka ngel ora njerezve ne vitet 90 kur CNN jepte live bombardimet e amerikaneve ne irak

    1. KY ESHTE TREGUESI ME I MIRE QE PADREJTESIJA SKA SIGURI ESHTE NJE SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET thotë:

      RRUGA ME E SIGURT JAN RESPEKTIMI DOMOSDOSHMERIVE DHE JUSTIFIKIMI PERGJEGJSIVE ATY KA HAK QE DUHET NDAHET ME HAK NDER VITE .KA MASAKRA TE VAZHDUESHME NDAJ PALESINEZEVE NJE POPULLI TE SHUMVUAJTUR DHE TE PAMBROJTUR SI RAPORTE FORCE NJE POPULL MUND TA PUSHTOSH POR KURR TA SUNDOSH SE SUNDIMI I PERKET ZOTIT BOTNAVE DHE KUSH DON ROLIN E TIJE NE TOK OSE DUHET TE ZBATOJN HAKUN PER GJITHCKA OSE HAKU PER GJITHCKA I KTHEHET PAPRITUR NE MALLKIM TRISHTIM PER TE .KEQARDHJE PER KOMBIN CIFUT QE VUAN PASOJAT E NJERZVE TE PADREJT QE E UDHEHEQIN

    2. KY NJERZIM NESE NE MEZIN E VET LEJON PADREJTESIN PADREJTESIJA DO TI ZHVESHIN NGA TE DREJTAT TE GJITHEVE DUKE NA TERHEQ DREJT RRENIMIT EKSTREM E DREJTA HAKU PER TE GJITH ESHTE CELSI EKZISTENCES SON NE KET PLANET thotë:

      OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAACCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCC

  2. disa deputetë pas Gazment Bardhit i bënë presion Berishës për shndërrimin në një parti të re ( Sipa tyre PD përfundimisht është e grupit Basha), Salianji ka shkuar sot edhe më tej. Sipas tij kjo parti e re, me emër dhe ligo ndryshe nga PD, nuk duhet të ketë kryetar, kreun aktual të Rithemelimit Sali Berishën.

    1. KEQARDHJE PER KET BREZ NJERZOR QE ESHTE VEN PER DEKADA PER TE STUDIUAR NJERIUN VETEM PER TA SUNDUAR . DHE NUK STUDIUAN KRIJIMIN UDHEZIMIN SISTEMIN E FUNKSIONIT NDERGJALLESOR ZOTIN E GJITHAVE DHE PERSHTATESHIN TI JEPNIN HAKUN GJITHCKAJE SOT DO ISHIN TE NDERUAR DHE RESPEKTUAR TANI JEMI NE NJE POZICION TJETER ME TREGUES TJER ZHVILLIMI QE EDHE NESE JU FLET MIR I KESHILLON PER MIRE NJERZIT PER TE MIREN E TYRE TE URREJN BLLOKOJN CELULARIN DESKRITITOJN DHE IZOLOJNE SEPSE JAN MESUAR ME TE KEQEN DHE E KEQA U DUKET E MIRE DHE NGA E KLEQA QE VEPROJN MENDOJN FLASIN DHE VEPROJN MENDOJN SHPETIM .JU THEM ME PLOT BINDJE QE NUK ESHTE KRIJUAR PADREJTESIJA ANTIVLERA AS SI VLER DHE AS SHPETIM NUK FUNKSIONON BILE BILE SHOHIM RASTE QE EDHE FJALEN E LIRE ENESE PERPIQESH TI KESHILLOSH PER TE MIREN E TYRE E QUAJN FYRJE DHE DUHET TE MBASH AKUZEN QE TE BEJNE SI PROTOTIP KUNDERSHTAR QE JU PRISH INTERESIN DHE DUHET TU JAPESH DHOGARI PER KUNDERSHTIMIN PERSE ATO ANGAZHOHEN KUNDER VULLNETIT VET NUK JAN TE PAKTA RASTET POR JAN BERE LIGJ .ME SHPREHJEN O ME MUA OSE KUNDER MEJE .MIR PO BEHEMI ME JU CFAR GARANTONI JUVE NJERZVE QE TU NDJEKIM PAS SE PARA 100 VITESH FLISNIN BUKUR DHE VEPRONIN NDRYSHE VEPRIMI NDRYSHE ZHVLEFTESOJ BUKURIN TANI U RROTULLUN GJERAT TE IMPONUARA NGA SISTEMI NDERGJALLESOR I FUNKSIONIT KUFIRI MASA VLERAT VIRTYTI HAKU NUK PRANON NUK LEJON NUK MUNDESON U MBYLL PORTA E MESHIRES DHE AJO HAPET VETEM ME KRITERE QE ZOTI MADHERISHEM KA PERCAKTUAR PER NE NJERZIT .MUNDESIT NE CDO KUPTIM JAN TE KRIJUARA PER ME MIR U MUNGON ANGAZHIMI I KENI GJITHA BURIMET NE DOR TANI OSE DO NDRYSHOJM ME KUPTIM PASTRIM SHPIRTI NDERGJEGJE DHE ANGAZHIM OSE DO NA BEJNE TE NDRYSHOJN DOMOSDOSHMERIT PRAKTIKISHT DUKE NA MUNGFUAR DHE ASHPERSUAR GJITHCKA .E BERA KOMENTIN NE KET TEM POR JO SE URREJ APO KAM DICKA ME DIKE NE VECANTI POR TE GJITH NE PERGJEGJSI DEKE MENDUAR SI KESHILL DHE KUJTES QE TE MENDOHET FLITET DHE VEPROHET NE MENYREN ME TE MIRE TE PRANUESHME PER TE GJITH MBASI ZGJILLJET NUK MUND TI ARRIN ASKUSH I VETEM VECSE TE GJITH NE UNITET DHE KETO DUHET TI KUPTOJME SI DOMOSDOSHMERI DHE JUSTIFIKOJM SI PERGJEGJSI RESPEKT

  3. “Përfituesit e kësaj gjykata është VV dhe Albin Kurti dhe këtë e them për arsye se Kurti mori një fushatë të paparë në momentin që erdhi në pushtet ndaj UÇK dhe fushata e tij nisi me largimi nga detyra i të gjithë atyre që ishin ambasadorë dhe që kishin qenë pjesëtarë të UÇK i shkarkoi nga detyra brenda muajit. Fakti që ti i heq të gjithë me një urdhër brenda ditës, njerëzit e UÇK, atëherë kjo është një luftë e hapur ndaj UÇK, Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK”

  4. Po bythqira Sorosian jane te gjithe nga evropa ne ballkan.

    Europenis union ka 30 vjet nen sundimin e Sorosit. Ata nuk mendojne dot pertej ti. Mund te bejne gjoja por jo realisht se i ka rrit vet ekonomine vendeve te tyre.

  5. Shkeputa nje fraze nga shkrimi e cila per mua eshte thelbi e ketij kaosi qe perjetoi izralei: “Një pjesë e popullsisë kërkon një përgjigje shumë, shumë më të ashpër ndaj Hamasit” – thotë Plesner duke shtuar se ata do të kërkojnë “ose ne ose ata.”

  6. Bota nje hale e madhe.
    Cifutet viktima u kthyen ne persekutore. Te gjitha kombet ne nje utorak. U vrane e u theren per hesap te elitave qe i mbushen mendjen se te biesh hero i sherben vendit tend, por ne fakt te mirat i rruajten per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *