• |
ide | kryesore

Rezoluta, Çuçi konfirmon dakordësinë me opozitën: PS ka një qëndrim të qartë për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, konfirmon arritjen e dakordësisë me opozitën për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Përmes një deklarate, Çuçi thekson se kur vjen puna për Kosovën, “PS ka një qëndrim të qartë pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast”. Më poshtë reagimi i plotë i Çuçit.

Lajm i mirë

Përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses. Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë. Partia Socialiste tregon edhe njeherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës.

Lexo edhe: Loja me rezoluta/ Dënimi i Serbisë përçan PS me PD



1 Comment

  1. disa deputetë pas Gazment Bardhit i bënë presion Berishës për shndërrimin në një parti të re ( Sipa tyre PD përfundimisht është e grupit Basha), Salianji ka shkuar sot edhe më tej. Sipas tij kjo parti e re, me emër dhe ligo ndryshe nga PD, nuk duhet të ketë kryetar, kreun aktual të Rithemelimit Sali Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *