• |
ide | kryesore

Partia Socialiste në provë/ PD i propozon të miratojë rezolutën që kaloi Kosova

Arkiva, Lajme, Të fundit
rezoluta e pd ne kuvend



Opozita ka vendosur në provë Partinë Socialistë duke propozuar për miratim në parlament një rezolutë të njëjtë, fjalë për fjalë me atë që u miratua në parlamentin e Kosovës, për sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Grupi parlamentar i udhëhequr nga Gazment Bardhi ka hartuar kërkesën për debat, ndërsa shtron kërkesën që “Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve tona”.

Pjese nga kerkesa per debat ne parlament, e hartuar nga opozita
Më lart pjesë nga kërkesa për debat në parlament, hartuar nga Partia Demokratike

Në këtë kërkesë për debat, përmenden edhe qëndrimet që kryeministri Rama ka mbajtur gjatë viteve në fundit dhe gjasat janë që socialistët ta kenë të pamundur të bien dakort.

Mes variantit që propozojnë socialistët dhe dokumentin që miratoi parlamenti i Kosovës ka ndryshime thelbësore.

Rezoluta e parlamentit të Kosovës është shumë më e drejtpërdrejtë. Ia faturon Serbisë sulmin terrorist dhe kërkon hetim ndërkombëtar për kampet e stërvitjes së grupeve terroriste në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës thuhet në rezolutë “Dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist, i organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës.

Por në rezolutën që socialistët i propozojnë për miratim parlamentit të Shqipërisë, ata i përvidhen mes rreshtave autorësisë nga Serbia.

Në paragrafin ku dënohet sulmi i armatosur, nuk përmendet organizimi nga Serbia, por ai etiketohet si “sulmi i armatosur dhe i organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës”.

Lexo edhe: Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Nga këtu lindin edhe diferenca e tjera mes palëve. Duke qenë se socialistët kanë dyshime për autorësinë e sulmit, ata nuk e shohin Serbinë si pjesë të problemit, por të zgjidhjes. Në dokument i kërkohet Serbisë “që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës dhe të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët”.

Duke i besuar Vuçiçit përgjegjësinë për hetime, socialistët lënë hapësirë për interpretime mbi rolin e presidentit të Serbisë, në organizimin e sulmit që ndërmori Millan Radojçiç në Banjska. Nuk e llogarisin faktin se Radojçiç u arrestua dhe u lirua brenda 24 orëve nga autoritetet serbe, por i kërkojnë Serbisë që të dorëzojë kriminelët.

Kjo kërkesë është më së paku qesharake, duke llogaritur se Radojçiç dhe Vuçiç kanë qenë të sinkronizuar në qëndrimet e tyre pas ngjarjes, ndërsa qeveria e Kosovës ka publikuar fakte se sulmi u organizua me mbështetjen e strukturave shtetërore të Serbisë.

Një ndryshim tjetër thelbësor mes rezolutës që u miratua në Prishtinë dhe asaj që i propozohet parlamentit në Tiranë qëndron sërish tek hetimi i ngjarjes. Kosova është “për një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë”.

Socialistët nuk kërkojnë hetim ndërkombëtar për Serbinë, por thonë se duhet të ngrihet alarmi në një nivel më të lartë.

Sipas dokumentit të hartuar nga Partia Socialiste, “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të ngrenë në nivelin më të lartë alarmin dhe aksionin demokratik për të parandaluar rrezikun eminent që po i kanoset sigurisë dhe paqes në Kosovë, në rajon dhe më gjerë”.

Pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, u ravijëzuan dy shpjegime të ngjarjes. Albin Kurti i mëshoi provave që vërtetojnë se sulmi u organizua nga shteti serb. Aleksandër Vuçiç i qëndron alibisë se sulmi u organizua nga vetë serbët e Kosovës. Nga çfarë kanë shkruar në dokument, socialistët duket se nuk besojnë kryeministrin e Kosovës, por presidentin e Serbisë./Lapsi.al



7 Comments

  1. Si te bej rezolut Serbo Rusit pallosh gerdall Edvin Serbit, Edvin Gerkut, Edvin Izraelitit, Edvin Kanadezit, e te tjra e te tjera, sa her qe ka probleme ai nderron fen, venlindjen, baban, mamin, gruan, femijet, nderin e gjithqka duhet vetem karrgen e km mos ja hiqni😅😂🙈

  2. Ae te Kosoves duhet te kalojn. Skan spe kalojn te tjera. Po a eshte dakort Ed Lajcaku? Po Gaz Bianco ca thot? Si jan per keta, si thot populli, si lesht e dhis. E degjeneruan njeri tjetrin keta opozitaret, duke ber gar kush ka perfitu me shum nga Rama. Turp i madh, duan dhe pushtet keta. Na e ben Ramen mbret pavarsisht gjith skandaleve. Normale, kur keta nuk arrijn te mbledhin veten e tyre si mund te mbledhin shtetin. Behen dhe qesharak, Rama thot njeri po Rama thot dhe tjetri. Hajde merre vesh kush ben pazare, ose me sakt kush ben me shum pazare, se te gjith mesa duket bekan.

  3. Në provë ish PK e ish PP. Po ça prove. Ata janë njësh tok rreth kumandarit si dikur e tani. Do bëhet ça do ai. Dhe si gjithmonë tradhëtia vazhdon e shqiptarët vazhdojnë të pëlqejnë diktaturat.

  4. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *