• |
ide | kryesore

Jada Pinkett Smith: Chris donte të lidhej me mua, u lëndova nga ai

Paparazzi



Jada Pinkett Smith zbuloi se Chris Rock i kërkoi asaj të dilnin në një takim gjatë kohës kur u përfol se ajo po divorcohej nga Will Smith.

“Ai tha: “Do doja të nxirrja një ditë për darkë”, tha Pinkett Smith në një intervistë të re për People. “Dhe unë thashë, ‘Çfarë do të thuash?’ Ai tha: ‘Epo, a nuk po divorcohesh ti dhe Will?’ Unë thashë, ‘Jo. Chris, këto janë vetëm thashetheme.’ Ai ishte i tmerruar. Dhe më pas kërkoi falje,” shpjegoi Pinkett , e cila po promovon kujtimet e saj të ardhshme, “Worthy”.

Prezantuesja e “Red Table Talk” zbuloi gjithashtu se ajo dhe Will  ishin ndarë fshehurazi  para Oscars 2022, kur Smith u ngrit në skenë dhe e goditi Rock pasi kë i fundit bëri një shaka për modelin e flokëve të aktores, e cila vuan nga alopecia.

Pinkett zbuloi se fillimisht “mendoi se ishte fake”. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, e vërteta u shfaq. “Nga vendi ku isha ulur nuk mund ta dalloja. Nuk dukej sikur Will goditi Chris-in. Dhe kur ai vazhdoi të qëndronte në këmbë dhe më pas kur vazhdoi të zbriste  në fund të skenës, unë thashë: “Nuk ka shans që Will ta ketë goditur atë”. Vetëm kur Will u ul te karrigia e tij, kuptova se nuk ishte një skenë. Unë isha e shokuar më shumë se kushdo tjetër  atë natë.”

Jada shtoi se ajo nuk u ofendua nga shakaja, pavarësisht se “u lëndova shumë nga Chris”.

“Dua të them, kjo është ajo që bëjnë humoristët,” shpjegoi ajo. “Më duhet vetëm të them se nuk jam vërtet këtu për të gjykuar se si njerëzit vendosin tëshprehin artin e tyre. Do të them se disa herë më janë lënduar ndjenjat, me siguri. Jam lënduar shumë nga Chris.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *