• |
ide | kryesore

Khloé Kardashian mendon rikthimin me Tristan Thompson?

Paparazzi



Pasi mbylli më parë çdo thashethem pajtimi, Khloé Kardashian duket se ka ndryshuar mendimnë episodin e kësaj jave të The Kardashians.

Nëna e dy fëmijëve ka folur mbi ish-in e saj, Tristan Thompson duke treguar se edhe pse ata nuk janë bashkë tani, ajo nuk mund të parashikojë të ardhmen.

“Unë nuk e di se çfarë do tëndodh pas 5 apo 10 vitesh. Nëse ai është personi im, atëherë ai është menduar të jetë personi im, por tani për tani nuk do ta bëj jetën time më të vështirë sesa duhet”, ndau ajo.

Më vonë gjatë episodit, mamaja, Kris Jenner shihet duke biseduar me Tristan në shtëpinë e Khloé, duke përmendur raportin që vajza dhe ish-i i saj kanë me fëmijët e tyre.

“Ne e dimë që Tristan ka bërë disa gabime. E di që atij i vjen shumë keq për mënyrën se si e lëndoi Khloé dhe jam e sigurt se ai pendohet për të gjitha ato gabime çdo ditë,” u shpreh Kris për publikun. “Me të vërtetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë tani është rritja e fëmijëve.”

Tristan dhe Khloé u lidhën për herë të parë në vitin 2016. Marrëdhënia e tyre u rrënua nga një sërë skandalesh që përfshinin Tristanin. Dhe ndërsa ata u bashkuan disa herë, Khloé i dha fund ldihkes në vitin 2021 pasi u zbulua se Tristan lindi një fëmijë me Maralee Nichols ndërsa ishte  i fejuar fshehurazi me Khloé./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *