• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian kundër Tristan Thompson pas tradhëtisë

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian pranoi se ajo nuk e duron dot ish partnerin e  Khloé Kardashian, Tristan Thompson, pas skandaleve të shumta.

Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians” të Hulu, Kourtney tha se ajo dhe vajza e saj 11-vjeçare, Penelope, nuk janë fansa të lojtarit të NBA.

“Unë i thashë Penelope ditën e parë të shkollës, që nuk ndihesha rehat në prezencën e tij,” tha Kourtney, ndërsa po priste që motra e saj dhe Thompson të vinin. “Ne mundohemi të harrojmë gjërat që ai ka bërë, por në atë moment isha si: ‘Thjesht nuk mund ta bëj më’”.

Në një rrëfim, nëna e tre fëmijëve – e cila ndan Penelopën me Scott Disick – shtjelloi, “Tristani ka bërë vendime dhe zgjedhje të tmerrshme me motrën time. Ka raste kur unë jam aq e inatosur me të sa nuk mund të jem dot pranë tij dhe më pas ka raste kur thjesht mundohem ta kaloj si ndjesi sepse ne thjesht duam harmoni dhe, e dini, ai është babai i mbesës dhe nipit tim.”

Khloé gjithashtu reflektoi mbi statusin e marrëdhënies së saj me të gjatë reality show-t të familjes Hulu. “Unë jam vërtet krenare për veten time për vendin ku jemi unë dhe Tristan ,” tha ajo.

“Por vendi ku jam me Tristanin nuk ka të bëjë fare me atë që pres të bëjnë familjarët e mi. Nëse Penelope nuk e pëlqen atë, për mua nuk përbën problem”, vazhdoi themeluesja e Good American.  “I kuptoj ndjenjat e Penelope. Unë dua që ajo të dijë se mënyra se si ndihet është mënyra e duhur për t’u ndjerë. Nuk duhet të pranojmë që dikush të na trajtojë kështu.”

Thompson së fundmi e tradhtoi Khloé-n me modelen e fitnesit Maralee Nichols. Ai kërkoi një test të atësisë për të vërtetuar se ishte babai i djalit të saj, Theo.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *