• |
ide | kryesore

“Kush tenton me bileta false do përgjigjet para ligjit”: Ministri Balla paralajmëron tifozët në takimin me Dukën

-Instant, Sport, Video
Balla



“Jam i sigurt se qoftë Policia, qoftë ne, nuk mund të bëjë asgjë nëse ne nuk kemi një bashkëpunim me ata që do të jenë në stadium, me spektatorët”. Një kontastim që tregon se Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i shqetësuar jo vetëm rezultatin, por edhe për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në prag të kualifikuese për Euro 2024, Shqipëri-Çeki, është zhvilluar një takim organizativ, me prezencë të Ministrit të Brendshëm Balla, në Shtëpinë e Futbollit. Qëllimi: diskutimi i masave të sigurisë të marra për këtë ndeshje të rëndësishme.

Presidenti i FSHF-së është takuar me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku si edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. “Uroj që vërtetë të kthehet në festë – tha Duka – e të mos kemi asnjë incident. Ne dhe ju po i bëjmë të gjitha dhe desha t’ju falënderoj edhe një herë për këtë që të mos kemi asnjë incident. E gjithë Shqipëria e pret këtë ndeshje me padurim, e pret për një rezultat padurim. Uroj që edhe rezultati t’i përgjigjet mobilizimit tuaj, mobilizimit të skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe uroj që të festojmë, të festojmë pa asnjë incident”, tha numri 1 i FSHF-së.

BILETAT FALSE DËNOHEN ME LIGJ

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pastaj zbuloi detaje nga masat e sigurisë dhe punën e bërë për të mos penguar lëvizjet e tifozëve të shumtë në hyrjen për në stadium. “Siç jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm pas komunikimit edhe me zyrtarët më të lartë të FSHF-së i gjithë verifikimi do të jetë pa hyrë në stadium. Që në momentin e parë të kontrollit fizik dhe kontrollit të biletës, një pajisje do të verifikojë vlefshmërinë e biletës. Kushdo që do të tentojë të përdorë bileta të falsifikuara duhet të ketë parasysh që hyn në juridiksionin e ligjit dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do të marrë të gjitha masat”, paralajmëroi Ministri Balla.

Lexo më tej: Ndeshja me Çekinë, policia tregon rrugët që bllokohen në Tiranë

ASNJË FLAKADAN

Dënimi i Shqipërisë nga UEFA, që qendron pezull në rast të situatave të përsëritura i ka bërë të gjithë të jenë të kujdesshëm: “Dua të përsëris thirrjen time për të mos tentuar për të hyrë në ambientet e stadiumit me lëndë piroteknike. Edhe në aktivitetin e fundit, patëm disa raste që sjellin dëmtim të imazhit të vendit tonë. Publiku, sportdashësi duhet të kuptojë që nëse do të hidhen flakadanë në fushë, ndeshja e radhës në shtëpi dhe e fundit e kualifikueseve me Ishujt Faroe më 20 nëntor mund të zhvillohet me gjysmë stadiumi ose fare pa tifozë nëse ka incidente. Kush do që t’i bëjë dëm Kombëtares kuqezi do të jetë ai person që do të vijë i përgatitur me flakadanë dhe prandaj reagimi ynë kësaj radhe do të jetë shumë i fortë”, – kërcënoi Ministri Balla.

https://youtu.be/0mL9xbWqfiU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *