• |
ide | kryesore

Operacion kundër trafikut të emigrantëve, lëshohen 19 urdhër arreste

Lajme, Të fundit
Arrestohet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik



Një operacion në shumë qytete është zhvilluar së fundmi nga policia e shtetit, ku janë lëshuar 19 urdhër arreste nga Prokuroria. Operacioni në fjalë ka të bëjë në goditjen në fushën e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që hynin nga pikat kufitare kryesore.

Raportohet se deri janë ekzekutuar mbi 15 urdhër arreste. Të njëjtat burime thonë se hetimi ka nisur nga policia e Kavajës pas një vjedhje në një market pak kohë më parë. Rezultoi se personat në fjalë ishin emigrantë të paligjshëm, ndërsa janë vënë në përgjim duke çuar edhe në zbulimin e rrjetit të trafikantëve.

Nga ky hetim të arrestuar ka në Kavajë, Lezhë, Lushnje, Tiranë, Sarandë si dhe në Durrës. Në Tiranë mësohet se është arrestuar një pronar hoteli, ku dyshohet se i përdorte ambientet për të strehuar emigrantët e paligjshëm. Po ashtu në Tiranë janë arrestuar edhe 3 klandestinë por edhe një person nga Kavaja.

Dje në zonën e Sarandës janë arrestuar një çift bashkëshortësh, pronar të një hoteli. Në Kavajë janë arrestuar mbi 4 persona. Operacioni që ka nisur nga Komisariati i Kavajës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe drejtorinë e Policisë së Durrësit është në vijim dhe priten detaje të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *