• |
ide | kryesore

Rich Paul reagon ndaj aludimeve se është martuar me Adele

Paparazzi



Rich Paul ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se është martuar me Adele.

“Mund të thuash çfarë të duash,” i tha agjenti sportiv Gayle King në “CBS Mornings” të hënën pasi ajo e pyeti nëse  duhet t’i referohej Adelës si “Znj. Pali.” “Nuk është për mediat,” shtoi ai duke vënë në dukje se  nuk është “tipi i personit që e ekspozon jetën e tij personale.

Diku tjetër në intervistë, Paul u shpreh i sinqertë për mënyrën sesi ai dhe këngëtarja e “Skyfall” kanë “ndihmuar njëri-tjetrin” gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare. “Unë jam mirë, ne jemi mirë.Ajo është e shkëlqyer. Ka qenë e mrekullueshme për mua, “shpjegoi ai.

Deklaratat e tij vijnë më pak se një muaj pasi Adele e quajti atë  “burrin” e saj ndërsa ishte në skenë në Las Vegas.

“Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam hetero, e dashur, dhe burri im është këtu sonte, “i tha këngëtarja e “Easy On Me” një fanse gjatë një prej shfaqjeve të saj. Kur fansja u përgjigj: “A mund ta provojmë?”, Adele u përgjigj duke qeshur: “Jo, nuk dua Unë jam me Rich. Je e çmendur, më lër të qetë.”

Fansat vunë në dukje me shpejtësi komentin e saj kur një video e ndërveprimit u shpërnda në TikTok. “Burri i saj? Oh Zot, Adele Paul???,” komentoi një person, ndërsa një fans i dytë shtoi, “Ajo është martuar?”

Çifti e bëri publike romancën e tyre në korrik 2021, kur u fotografuan të ulur në një ndeshje basketbolli në NBA.  Këngëtarja ndan një djalë 10-vjeçar të quajtur Angelo – me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Ish-ët u ndanë në vitin 2019. Paul, nga ana e tij, ka tre fëmijë – Reonna, Richie dhe Zane – nga një lidhje e mëparshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *