• |
ide | kryesore

Akuza për korrupsion zgjedhor, SPAK dërgon për gjykim dy persona

Lajme, Të fundit



SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e dy personave në akuzën për shitblerje votash lidhur me zgjedhjet e vitit 2021. Kristo Çollaku dhe Gjergji Butka akuzohen për korrupsion në zgjedhje.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kristo Çollaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal dhe të pandehurit Gjergji Butka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i K. Penal

Ky procedim penal është regjistruar më datë 10.07.2023, pas shpalljes së moskompetencës lëndore dhe dërgimit të akteve nga ana e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmë, Elbasan.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar që i pandehuri Kristo Çollaku, i ka ofruar të pandehurit Gjergji Butka një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.



3 Comments

  1. vari karin

    tom doshi qe i qi robt ne studio robert rakipllarit, me shumefishimin e votave ne zgjehdhje lokale, doemos i ka si rrjedhoje e vizionit socialdemokrat qe ai aq persosmerisht e perfaqeson dhe qe njerezit e ndjejne afer dhe behen njesh me te ne kete shumefishim votash per psd. Ja se ceeshte ne gjendje te beje njeriu me vizion qe te qi robt ne studio! por spaku qe paguhet me 5 milion leke ne muaj cdo prokuror gjen kohe te merret me nje vote qe eshte blere !

    1 vote! e kuptoni cfare demi sjell blerja e nje vote!!! eshte nje ngjarje e shemtuar nje demtim i besimit te publikut ne institucionet zgjedhore si edhe tek ato te zbatimit te ligjit .a-spak-u e vuri ne vend besimin e publikut ! duke harxhuar me mijra ore pune e resurse per nje ceshtje kaq kritike per besimin e publikut ne zgjedhje te lira dhe te ndershme! besimin e publkiut ne institucionet e reja te drejtesise se re por ne sherbim te rames!

    Pra mund te thuhet pa asnje medyshje qe : asnje nuk eshte mbi ligjin! Por disa derra e dosa jane me te barabarte se te tjeret. . Ferma e kafsheve -G.Oruell. titulli ne origjinal animal farm – george orwell

  2. Cfare po na shet ky KAPSI ujin per qumesht dhe sapunin per djath? Po palloshi I bleu zgjedjet e 14 Majit duke ju dhen pensionisteve 50 mije leke dhe iu premtoi se do ta kishin muaj per muaj ate 50 mije leksh dhe sa mbaroi hallin iu tha iu ” dhjefsha kalin” ,po administraten publike qe e ka dyfishuar ne prag zgjedhjesh dhe e trysnon per tu marre voten!? Kjo eshte blerje kolektive me VKM te Edvin dtoges! Nuk I shikon KAPSI I Motres se Belindes kete lloj blerje massive votash?,nuk e shikon KAPSI I Belindes qe ky gjatuci po shperdoron detyren,,nuk e shikon KAPSI I Belindes se ky mavija eshte ne kundravajtje penale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *