• |
ide | kryesore

Subjekt i OFL, SPAK sekuestron pasuritë e xhaxhait të “Ben Qimes“

Lajme, Të fundit



Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Ahmet Isufajt, xhaxhait të “Ben Qimes” si dhe të 3 personave të përfshirë në botën e krimit. Sipas njoftimit të SPAK, Ahmet Isufajt, i cili akuzohet përfshirje në krimin e organizuar, i janë konfiskuar 3 pasuri të paluajtshme dhe një automjet.

Zamir Tafës dhe personave të lidhur me të u janë konfiksuar 7 pasuri, përfshirë turall, apartamente e makina, ndërsa Lulzim Zefit dhe personave të lidhur me të u janë konfiksuar 17 pasuri.

Pasuritë i janë konfiskuar dhe një shtetasu belg, Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *