• |
ide | kryesore

Tre manipulime të Ramës me asocacionin

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në fillim të qershorit, ai bëri çështë e mundur për të vënë këtë çështje në epiqendër të konfliktit të rindezur në komunat e veriut. Ai pretendosi se ka hartuar një draft sekret, për formën dhe modalitetet që duhet të përfshijë ky asocacion. Për ta shtyrë përpara këtë ide, që përkonte me qëllimin e Vuçiçit për ta reduktuar gjithë marrëveshjen me 11 pika të projektit franko gjerman, vetëm tek asocacioni, kryeministri u detyrua të bëjë disa hapa fallco.

Le të mos përmendim këtu faktin se asnjë lider serioz shteti, nuk shpall para publikut projekte për zgjidhjen e krizave, duke deklaruar njëkohësisht se thelbi dhe hartuesit e draftit duhen mbajtur sekret. Besoj se nuk ka një rast të dytë të sjelljes politike:”e kam…, po s’jua tregoj”. Le të harrojmë për një çast edhe faktin se lideri ynë propozon një draft kompromisi, pa e konsultuar atë me asnjërën nga palët dhe për më tepër pa u marrë vesh paraprakisht me Prishtinën. 

Por, pa marë parasysh këto shkarje, Edi Rama është detyruar të prodhojë një mori gënjeshtrash, hiperbolash dhe spekulimesh për të përligjur misionin që ka marë përsipër. Sjellja e tij të shtyn të dyshosh se atij i’a kanë lënë projektin e asocacionit në dorë, duke e detyruar ta shpallë botërisht atë. 

Manipulimi i parë. Ditën që pohoi se ka në duar një draft për asocacionin që, do i’a dërgonte presidentit Makron dhe kancelarit Sholz, kryeministri e pompoi atë me një iluzion të rremë. Ai tha se zgjidhja e kësaj nyjeje gordiane do ti hapte rrugën pranimit të Kosovës në OKB dhe njohjes përfundimtare nga Serbia (shiko videon te linku poshte).

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin

Pra ai arriti deri aty sa të premtonte gjëra me të cilat. jo vetëm nuk ka lidhje Tirana, por janë të vendosura t’i pengojnë Beogradi, Moska dhe Pekini. Kurrë deri më tani shteti serb nuk ka pranuar ta njohë në asnjë skenar Kosovën, madje udhëheqësit e atjeshëm, përfshirë dhe Vuçiçin mburren se nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Rusia dhe Kina si protektore të Serbisë me veto në Këshillin e Sigurimit nuk e kanë evokuar kurrë këtë hipotezë. Po atëhere pse Rama lëshon broçkulla që nuk varen prej tij?

Manipulimi i dytë. Gjatë një konference shtypi në kryeministri, shefi i qeverisë e stigmatizoi qasjen e Albin Kurtit për të refuzuar çdo plan të inspiruar nga Serbia si një mundësi tw hummbur për të arritur marëveshjen. Ai mori për shembull filmin biografik, ‘Golda”, për rolin e ish kryeministres izraelite, Golda Meir, në luftën e Kippurit (1973) mes arabëve dhe Izraelit. Shiheni atë film dhe vëreni fytyrën e Sadatit kur u detyrua të nënshkruajë paqen i’u drejtua ai gazetarëve. Por, ndonëse Rama përmendi emrin e aktores Helen Mirren, ndonëse ai i referohej ish presidentit egjiptian Anouar Sadat, njohuritë e tij  kinematografike nuk e justifikonin dot paralelelen që bëri me Kosovën. Pretendimi se kur humbet rastin për të nënshkruar një marëveshje më të mirë, të vjen më pas një më e keqe, nuk kishte pikë lidhje, as me kontekstin e luftës së Kippurit, kur paqja u nënshkrua pas disfatës, as me aktualitetin kosovar, kur nuk janë shqiptarët ata që kanë sulmuar Serbinë. Thjesht krahasimi qe një bllof.

Manipulimi i tretë. Së fundi, në kontekstin e masakrimit që po i bëhet rripit të Gazës, kryeministri aludoi se nëse Albin Kurti nuk pranon asocacionin, populli i tij do të ketë fatin e palestinezëve të mbetur pa shtet. Dhe për këtë solli në kujtesë një bisedë që pretendon se i’a paska treguar ish presidenti Klinton, gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Sipas saj, në momentet e fundit, Yasser Arafati, e gënjeu presidentin amerikan dhe nuk pranoi planin e paqes për krijimin e dy shteteve, të cilin qe i gatshëm ta nënshkruante edhe kryeministri hebre, Ehud Barak. “Thuaj miqve të mij kosovarë të mos bëjnë të njëjtin gabim”, pretendon Rama të jetë porositur nga Klinton (shiko ketu).

Pa pasur prova të tjera për vërtetësinë e kësaj këshille, një gjë mund të thuhet me siguri. Yasser Arafati, nuk ishte fajtori i vetëm i dështimit të marrëveshjes në Camp Davit. Ndonëse një ide e tillë është përhapur gjërësisht, njerëz shumë pranë ish presidentit amerikan e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Një nga këshilltarët më të afërt të Klinton, Robert Malley, e ka spjeguar në detaje për New York Times, rënien e mitit për përgjegjësinë e vetme të liderit të Fatahut. Pra edhe referenca është e dyshimtë, për të mos thënë pastaj se krahasimi mes Kosovës dhe Palestinës, sidomos tani në kuadrin e masakrimit të popullsisë së saj, është krejtësisht i pavend.   

Po pse Edi Rama ndryshon kontekstin e paqes së munguar mes Arafatit dhe Barakut për ta përdorur atë si shembull për Kosovën? Pse ai i ndryshin krejtësisht thelbin e mesazhit, biopikut për Golda Meir, duke dashur ta imponojë si një referencë për Albin Kurtin? Pse ai manipulon në mënyrë banale duke thënë se nënshkrimi i asocacionit, do sigurojë ulësen në OKB dhe njohjen e ndërsjelltë me Serbinë? Asnjë mendje e shëndoshë nuk gjen dot arsye tjetër veç asaj për të vendosur asocacionin në epiqendër të planit Franko Gjerman, ashtu sikurse do Vuçiçi, të cilit nuk i interesojnë nenet e tjera të marëveshjes së Brukselit që njohin “de facto” pavarësinë e Kosovës. Dhe ky prioritet bëhet gjithnjë e më urgjent tani pas njarjeve në Banjskë ku shumë zëra ndërkombëtarësh kanë filluar të ngrejnë pyetjen se “a është pikërisht ky momenti për t’i dhuruar profileve kriminale si Radoiçiçi një influencë më të madhe mbi serbët lokalë”. 

Fiks në këto çaste, kur mund të hapet diskutimi mbi zbrapsjen e këtij obsioni, Rama këmbëngul ta bëjë atë prioritar. Për qëllimin që e shtyn, spekullimet është i lirë t’i bëjë gjithkush. Por ama një gjë është e sigurtë. Me sa duket edhe ai vetë është i bindur se ka diçka që çalon, pë deri sa rreket ta kompensojë idenë që mbështet me një varg manipulimesh të ulëta.

©Lapsi.al

 



24 Comments

  1. YMER QELBAZA KELLIRA ISHTE DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT DERI SA PO LUHEJ NDESHJA E KOMBETARES thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA KA ZBULUAR NJE DOSJE TE E CILA VERTETOHET SE ALEXANDER VUCIC ESHTE BABA I ZAHOS DHE PO E MBAN PENG EDI RAMEN NJELLOJE SI PO E MBAN PENGE YMER QELBAZA KELLIRA ME DOSJEN E GREG KRISTAQ RAMES KU VERTETOHET SE KRISTAQ RAMA ESHTE BABA I GREG I GREGUT

    1. Artikulli i zotit Bushati eshte i qepur mire. Por mua me intereson kur thote: “Per qellimin qe e shtyn, spekullimet eshte i lire t’i beje gjithkush”. Tani per tani askush nuk mund ta dije se c’e shtyn Ramen ne kete qendrim ekzaktesisht. Mua as qe me intereson aspak se c’bluan ai ne rradaken e tij. E di qe eshte nje edepsez qe ben gjithcka per interesin e tij personal per pushtet. Per mua kaq mjafton.
      Mirepo, ajo qe me shqeteson eshte se ky sociopat eshte Kryeminister i Shqiperise. Tani te dalim ne teme. Zoti Bushati ka te njejtin qendrim, mos gaboj, si Kurti per Asosacionin; dmth, qe nuk eshte per ato kompetenca te zgjeruara ekzekutive qe do te shpinin ne krijimin e nje Republike Srpska ne Kosove, qe nga ana e saj, si pasoje, do te kishte minimin e shtetit te Kosoves. Shume bukur. Zoti Bushati e kritikon Ramen sepse ai mbeshtet zgjidhjen qe duan serbet, dhe qe eshte ne dem te Kosoves. Gjithe arsyetimi ne shkrimin e zotit Bushati eshte ne funksion te ketij argumenti. Kushtetuta e RSH e ka te sanksionuar qe ne preambulen e saj mbrojtjen e interesave te shqiptareve jashte kufijve, dmth edhe te Kosoves. Rama nuk perfill Kushtetuten dhe eshte per zgjidhjen qe kerkon me ngulm shteti serb. Natyrisht qe e gjitha kjo e ka nje emer: Tradheti! I gjithe shkrimi i zotit Bushati eshte nje argumentimi i aktit te tradhetise te kryer nga Rama e qe permblidhet ne kete fjale te vetme . E megjithate, ai nuk e quan djallin me emrin e vet.
      Arsyeja besoj se eshte e natyres psikologjike. Tradhetia eshte perdorur aq shume gjate diktatures komuniste, sa eshte zhvleresuar si term. Madje eshte kthyer ne nje lloj tabuje; dhe kush e permend rrezikon talljen! Dhe ironia ketu qendron ne faktin, se njerezit te cilet jane gati te te tallin nese e perdor nje term te tille jane ose ata qe e keqperdoren per gjysem shekulli diktature ose bijte e tyre, biologjike a politike qofshin.

      1. E sakte! … Doja te shtoja se megjithese i drejte, duhet vajtur me tej etiketimit te ketij fare “kryeministri” si tradhtar apo sociopat. Ai eshte shume me teper dhe shume me i rrezikshem; ai eshte pjese e grupeve satanike qe kontrollojne kete bote, ne krye te se cilave jane Sorrosi, Rothchildet, Rockefelleret, etj, si dhe nje pjese e klikes ne Tirane, Beograd dhe ne boten perendimore gjithashtu. Rama eshte nje ushtar i vogel besnik i ketij komploti diabolik per te shkaterruar kombin shqiptar dhe me gjere per te sjelle famekeqin “Rendin e Ri Boteror”, kaq shume te desheruar prej tyre. Gjithashtu ketij grupi luciferian i perkasin edhe baballaret e tyre, si dhe regjimi i atehershem “komunisto-socialist” ne teresi… Ylli me 5 cepa eshte simbol satanik … etj …. 🙂

        Rama e kompani jane shume te rrezikshem per ne dhe njerzimin ne pergjithesi. Keta njerez e urrejne moralin, miresine, te bukuren, te pastren dhe Zotin. Kush mendon se keto jane thjesht “teori konspiracioni” eshte teresisht i verber dhe as ia ka haberin se pse dhe si po zhvillohen ngjarjet sot!

  2. Edvin Pashiqi me siguri ka firmosur marreveshje me qeverine serbe dhe Vuciq, qe t’i ndihmoje ato ne lidhje me Kosoven kundrejt nji pagese marramendse.
    Vuciq ka deklaru se :”Edhe sikur te na vrisni te gjithe ,ne NUK DO T’A NJOHIM KURRE KOSOVEN”.Pra Pashiqi shqiptar kujton se jane te gjithe ne gjume,jo vetem rilindasit e patronazhistet!?
    Kllouni-karaxhoz me atlete,fodulli delirant mundohet te na hedhe hi’ syve me plane gjoja per te miren e Kosoves,duke na tregu edhe shembuj.Mashtrimet e tij nuk i hajne as VERIORET e as Kosovaret.Ato jane vetem per konsum te brendshem te DELEVE rilind-patronazhisteve.
    Pashiqi ashte i pa afte me rregullu punet e te tjereve, ashtu sic nuk po mundet me rregullu punet e veta.
    Te pakten mos fut hundet dhe mos prish ma pune.
    NUK KA MBETUR ASNJI EPITET PER KETE MONSTER.

    1. O Andi! Manipuluesi nr.1 këtu je ti.
      Asosacionin nuk e ka kërkuar Rama, por S HBA dhe BE.
      Dhe Rama po i thotë Kurtit, mos dil kundër tyre se çmimi mund të jetë tejet i lartë.
      Por ti manipulon duke ditur se lexuesit e lapsit, shumica janë budalla.
      Po ky është bullizim. Sepse ti e di që kta janë budalla dhe tall lesht me lexuesit e tu.
      Dhe kjo është e dënueshme.
      Sigurisht, që budalla nuk e kupton që asht budall. Ja psh Namuti apo Gëlbaza, apo Shpellaris, Malokidhis, Laluciotis, janë gjynaf nga zoti të tallesh me ta.

      1. Eshte per Te ardhur keq qe ni pjese e popllit ne Shqiperi mbeshtesin ramen per deklarate anti Kosove dhe pro serbise,une Mendoj se Rama kete fakt e di dhe eshte ashiqare me serbin.!Paska than America Tash duhet edhe Rama Te mbeshtes …a Jeni more normal…eshte fjala per pasuri nentokasore(trepca)Ky i gjati nuk ka nevoje Te Domton Kosoven,mos fol as keq as mire,Eshte per tu quditur se kroacia ka qendrim ma Te mire se shteti shqipetar,Nana e shqipetaret.Nje e vertet eshte Km e Shqiperise ne vazhdimsi Kan domtu qeshtjen shqipetare ne Kosove,enveri,fatosi,dhe Ky i DHA maje hapasi pro Serb kunder Kosoves,Ky Rama e din disponimin e votusve Te PS qe Nuk dojn vllaznit ne Kosove,prandaj flet shlir dhe haptas pro Serb…!!!

        1. Enveri, Fatosi, Rama bile edhe Pandi Majko, e kanë dëmtuar çështjen kosovare.
          Vetëm Berisha e don Kosovën.
          Prandaj Berisha :
          1- Arrestoi Adem Jasharin në vitin 1994.
          2- Zhduku Remzi Hoxhën, sepse kishte filmuar takimin Millosheviç- Berisha në Ohër.
          3- Nuk pranonte pavarësinë e Kosovës. Kërkonte autonomi të zgjeruar, nën Beogjradin, si në kohën e Titos. Kërko në internet se e gjen.
          4- Kur gjithë bota bllokoi furnizimin me naftë të regjimit të Millosheviçit, ishte Berisha ai që e shpëtoi. Furnizoi me naftë tanket dhe avionët serb me qëllim që të vritnin sa më shumë kosovarë, për të mirën e tyre se ishin shtuar shumë dhe ishin terroristë. Furnizimin e serbisë me naftë e ka pranuar vetë Berisha në emisionin Opinion, tek Blendi Fevziu.
          5- E quajti UÇK organizatë terroriste, ashtu siç e quante Millosheviçi. Lexo gazetën e PD viti 1998.
          6- Ishte kundër shkuarjes të delegacionit kosovar në Rambuje, Francë, ku do të merej vendimi për çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen e trupave të NATO-s. Lexo gazetën e PD viti 1999.
          7- Ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Beogjrad, sepse po vritej populli i pafajshëm serb.
          8- Për të gjitha këto, Rugova sa qe gjallë nuk pranoi ta takonte dhe priste Berishën në Prishtinë. Bile në përvjetorin e parë të çlirimit të Kosovës, kur të gjithë politikanët nga Shqipëria shkuan në Prishtinë, Berisha nuk u lejua në kufi në Morinë të futej në Kosovë.
          DONI MË PËR BERISHËN PATRIOT !
          Ndërsa Rama është tradhëtar, sepse ja tha Vuqiqit më mes të Kosovës, KOSOVA ËSHTË E PAVARUR, dhe SERBIA DUHET TA NJOHË KOSOVËN. Të njëjtën gjë e përsëriti para një muaji në New York, në OKB.
          Mirëpo në Kosovë, nuk duan që Rama të thotë asnjë fjalë për Kosovën, pasi ai asht tradhtar, vllau i Vuqiqit.
          Ndërsa Berisha që jo me fjalë,,por me vepra ka tregu se asht dhandrri i shkaut, ( gruaja a Berishës asht me origjinë serbe, asht mbesa e zv shefit të UDB) joo, ai asht lexhenda e kombit, patriot i madh.

          1. Hahaha…Hahaha…….!
            Prap fajin qe Pashiqi po ndihmon qeverine serbe dhe vellain e tij Vumutciq,e ka Sala!?
            Hahaha…..!

          2. O DOKTOR,Remzi Hoxhes mire Ja beri,eshte njejt si Te Vij nje nga Shqiperise dhe na tregoj se millosheviq Nuk ishte i keq…!Ky remziu enverist qe ishe shkojm per uflla..!Po Ku kapesh fill per koqe se sales ,Jeni Te t’merrshem Ju patronazhistet,o DOKTOR ramoviqi ne vitin 2016 ne qytetin e Nishit ne serbin bani marrveshje me vuqiq per ndarjen e Kosoves,Dy dit pas ,Sonja Biserka DHA information,ne kete qytet edhe esat pasha ka ba marrveshje me pashiqi,…!!!Po leri prrallat ka than Rama ne Beograd duhet qe Serbia ta njof Kosoven,se han poplli i Kosoves kete fore,ti DOKTOR ne se e han Te baft mire…!

  3. Sipas mitologjise greke, Kroni, qe ishte Zoti i Gjithesise, sapo i lindnin femijet i hante qe kur

    te rriteshin te mos i merrnin pushtetn. Domethenisa e ketij miti te lashte eshte se aq i embel

    eshte pushteti sa per te mos e humbur han edhe femijet e vet. keshtu qe mos e fajesoni KM

    ju lutem sepse per ate dreq pushteti eshte i gatshem te beje cdo gje por jo per faj te tij por per

    faj te semundjes se pushtetit.

  4. SOKOL BALLA TE HENEN NE PRITJE TE SAMITIT DO TE PUBLIKOJ ATE VIDEON DUKE MASTURBUAR NE SKYPE LIVE-YMER QELBAZES KELLIRA I MBAN GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK I OFROHET ASNJE FEMER NE PLANET AFER thotë:

    ZOTI BUSHATI A JU KUJTOHET KUR E SHQELMUAN YMER QELBAZEN KELLIRA NE KOKE DHE KOQE CA BURRA TE CILET I KA PAGUAR EDI RAMA SE YMERI JA PUBLIKOJ DOSJEN E GREG KRISTAQ RAMES ,A ESHTE E VERTET SE JUVE ZOTI BUSHATI E KENI SHURRUE NE SURRAT YMERIN PER TJA LARE GJAKUN

  5. Sa toc kryeminister, marreveshjen mes Izraelit dhe Palestines nuk e pranoi Arafati thote. Po Idxhak Rabin qe nenshkroi marreveshjen cifutet e vrane fare, pra marrveshjen se donte Izraeli dhe kete e kane pranuar te gjithe

  6. Persa kohe Kosova dhe Albin Kurti po e ”varros” Ramen me heshtje, eshte humbje kohe te merret ne analize serioze cdo qendrim i tij qofte apo jo i ndikuar nga dikush me me shume njohuri dhe pushtet se Rama. Aq me teper fusha ne te cilen ka shkelur Rama dhe insiston te shleqeje me pahir, eshte larg formimit te tij dhe koncepteve qe ka per shtetin. Po te flase per ndonje pushtet lokal qe ka troje per ndertim ndoshta shkelqen Rama. Gjeopolitika….vite drite,,,

  7. O DOKTOR,Remzi Hoxhes mire Ja beri,eshte njejt si Te Vij nje nga Shqiperise dhe na tregoj se millosheviq Nuk ishte i keq…!Ky remziu enverist qe ishe shkojm per uflla..!Po Ku kapesh fill per koqe se sales ,Jeni Te t’merrshem Ju patronazhistet,o DOKTOR ramoviqi ne vitin 2016 ne qytetin e Nishit ne serbin bani marrveshje me vuqiq per ndarjen e Kosoves,Dy dit pas ,Sonja Biserka DHA information,ne kete qytet edhe esat pasha ka ba marrveshje me pashiqi,…!!!Po leri prrallat ka than Rama ne Beograd duhet qe Serbia ta njof Kosoven,se han poplli i Kosoves kete fore,ti DOKTOR ne se e han Te baft mire…!

  8. Problemi i Rames eshte se e ka humbur sharmin nder shqiptare. Kush e degjon me kete daulle?? Aq me teper kur eshte kaq transparent kunder interesave te shqiptareve

  9. Berisha alias enver hoxha feston sot 79-vjetorin: Lili dhe fëmijët kanë sakrifikuar shumë!Gezohuni shpellkare e morea te kuq te bere blu salihu Qeni serb qe ju eshte bere llazorja e tirones,mblidhuni dhe dergojini nje torte tradicionale malokesh te bodrumet e shqupit ai do lumturohet me ju

  10. Rama: Kosova po humbet epërsinë ndaj Serbisë, të pranojë planin franko-gjerman……..Kjo qe po thote rama fsheh nje pabesi,nje poshtersi,te kamufluar.Kush tha dhe ku e shikon rama qe Kurti nuk e pranon planin Franko -Gjerman?Kosova dhe Kurti dhe gjithe populli shqiptare e pranon planin Franko – Gjerman.Ketu ndahet e verteta e Kurtit dhe poshtersia e rames.Kurti e thote hapur:Ne Shqiptaret e pranojme planin Franko – Gjerman komlet ashtu si eshte te pranohet edhe nga serbia e plote ashtu si eshte dhe te zbatohet pike per pike ashtu si eshte ,e te gjitha piket e saj njeheresh dhe nese nje pike e saj nuk zbatohet i gjithe plani Franko – Gjerman bie. E pra ketu eshte pabesia e serbise dhe poshtersia dhe tradhetia e rames,se i kerkojne Kosoves dhe Kurtit zbatimin e pikave qe i intereson serbise dhe vucicit dhe ne vecanti asosacionin e komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves.Pra del sheshit qarte marja e asosacionit dhe te gjitha pikat e tjera te planit Franko – Gjerman hidhen ne koshat e plerave , nga serbia dhe vucici.Rama kete poshtersi dhe tradheti ,qe ti kerkon tja veshesh harbutshe dhe me presion ta beje Kurti,kot mundohesh Tradheti te tille dhe shitje te teritorit Kushtetues te Kosoves, Kosova se ka lene ne doren as te nje njeriut,qofte ky Kurti , pavaresishte se Kurti seshte tradhetar,po se kish lene as ne doren e nje grupi tradhetaresh qe donin ta coptonin veriun e Kosoves dhe ti o rama ishe ne ate koh pjesa e kupoles kryesore te asaj tradhetie ,me baton haxhion dhe mylazim zeket keta perverse tradhetare te felliqut,dhe qe per fatkeqesine e Kosoves,qe nga presioni jot,apo nga papjekuria e tij u bashkua edhe Ashim Thaci kesaj tradhetie ,qe fale zotit su lejua nga shume faktore te brendeshim si eshte populli i kosoves dhe lideret e saj patriote me Kurtin ne krye,si dhe faktori i jashtem ,miqte te vertete te kosoves. Rama boll u bere papagalli i vucicit,kot ja kerkon Kurtit kete tradheti.Eshte populli i kosoves qe ka derdh 100 vjet gjak dhe usa dhe nato ,qe sdo ta lejojne kurre ,me pushtimin serb dhe aneksimin e as nje metri katror te teritorit te sotem kushtetues te KOSOVES nga serbia.

  11. Nuk kuptoj se perse harxhojne kohe analistet me qendrimet e Rames per Kosoven. Kosova ka qeverine, parlamentin e prisedentet e vendit te zgjedhur ne menyre demokratike. Jane ata qe kane detyrimin kushtetues te zgjidhin problemet qe ka vendi. Rama dihet se ka hallin e mitit te vet si i “jashtezakonshem” le te beje si te doje me endren e mitin e tij. Kurti ja ka mbyllur deren ne fytyre dhe qartesi po i thote se zot shtepie ne Kosove jame une. E thjeshte eshte problemi. Rama eshte kryeminister i Shqiperise Kurti kryeminister i Kosoves. Shqiptaret le te shijojne çfaqjen e radhes te rames.

  12. “ Edi Rama është futur në një spirale manipulimesh, për të përligjur atë që duan urgjent dhe me çdo kusht në Beograd: themelimin e një asocacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë.”

    Kaq ke nevojë të lexosh nga Bushati për të kuptuar që jemi tek fyelli me një vrimë që ka Bushati. Rama i keq, pastaj të tjerat në një valë me Berishën – argat, vllau i Vuçiçit, tradhëtarë etj.

    Por Rama është strateg dhe i dalin fjalët. Gjitthmonë.

  13. Projektet e Shqipërisë:

    Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës 150.9 mln euro
    Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës 91.5 mln euro
    Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut 70 mln euro
    Internet broadband (me bazë të gjerë) 40 mln euro
    Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit 62.4 mln euro
    Rehabilitimi HEC i Fierzës 42.7 mln euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *