• |
ide | kryesore

Amber Heard akuza ndaj Jason Momoa

Paparazzi



Akuza të reja  po dalin në dritë rreth sjelljes së pretenduar të Jason Momoa në xhirimet e Aquaman.

Sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara muajin e kaluar dhe të marra nga Variety, Heard  tha për aktorin se ai vinte i dehur dhe vonë në xhirime në shënimet e marra nga psikologu klinik dhe mjeko-ligjor Dr. Dawn Hughes, i cili u soll nga ekipi ligjor i Heard në çështjen me Johnny Depp.

Shënimet e Hughes thonë më tej se Heard pretendonte se Momoa mbërriti në xhirimet e filmit superhero të DC Studios “duke u veshur si” ish-i saj Depp, duke mbajtur “të gjitha unazat”.

Në një deklaratë për PEOPLE, DC Studios tha, “Jason Momoa u soll në mënyrë profesionale në çdo kohë në xhirimet e filmit “Aquaman and the Lost Kingdom”. Ne jemi të emocionuar që audienca do e shoh filmin këtë dhjetor.”

Gjyqi i vitit të kaluar për shpifje në Virxhinia filloi kur Depp paditi ish-gruan e tij për shpifje për një shkrim të vitit 2018 ku ajo  përfshinte akuza për abuuzim. Pasi aktori i Pirates of the Caribbean fitoi tre pretendime dhe Heard fitoi një nga tre kundërpaditë e saj, ajo i pagoi atij  1 milion dollarë.

Gjatë paraqitjes së tyre të gjatë ligjore,  Amber dëshmoi gjithashtu se roli i saj si Mera në filmin e ardhshëm Aquaman and the Lost Kingdom ishte i rrezikuar mes vëmendjes së publikut për jetën e saj personale./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *