• |
ide | kryesore

Humbi Athinën dhe Selanikun/ Reagon Mitsotakis: Nuk është një natë e mirë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mitsotakis



Greqia mbajti këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për ato bashki që nuk arritën dot të zgjidhnin dot kryetarët në raundin e parë. Dhe rezultatet nuk janë aspak të mira për kryeministrin Kyriakos Mistotakis. Kandidatët e partisë së tij “Demokracia e re” nuk u konfirmuan as në Athinë dhe as në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit.

Surpriza më e madhe ishte në Athinë ku kryebashkiaku në detyrë Kostas Bakojanis u mund nga Haris Doukas, një kandidat i mbështetur nga PASOK. Edhe në Selanik, u shpall fitues i balotazhit me 67% të vitave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria. Pas daljes së këtyre rezultateve ka reaguar menjëherë kryeministri, Mitsotakis.

“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për “Demokracinë e re, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv”, – theksoi kryeministri grek.

“Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tokë”, – theksoi ai, duke iu referuar mesazheve politike që dhanë kutitë e votimit. “Më lejoni t’ju kujtoj se në zgjedhjet nacionale u duk forca e të gjitha partive. Kishte një kundërpërgjigje forcash kundër Demokracisë së re”, – shtoi ai, duke vënë në dukje pjesëmarrjen veçanërisht të ulët.

“Unë do të them vetëm një gjë. Qeveria duhet të luftojë me të gjitha forcat e saj me theks në axhendën e saj reformuese. Për ata që nxitojnë të festojnë, më lejoni t’ju kujtoj se para disa muajsh patëm zgjedhje kombëtare në të cilat forca e partive u regjistrua me qartësi absolute”, – tha kryeministri grek, duke përfunduar: “Qeveria është këtu për të punuar me ta”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po sepse po glorifikohet komunizmi demokratik nga vet evropianet. Nje kar keni per te fituar sa te rrini ne rehatllikun e madh te bythes tuaj. Mir tju behet.

  2. Ja pra si funksionon demokracia. Vërtet fiton zgjedhjet e përgjithshme por mbrenda pak kohësh humb ato lokale. Dhe s’mund të mendohet që shteti o partia në pushtet të ndërhyjë me mekanizmat e saj duke blerë votën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *