• |
ide | kryesore

Michael Caine konfirmon largimin nga aktrimi

Paparazzi, Slider



Michael Caine ka deklaruar se do të tërhiqet nga aktrimi.

Aktori  zbuloi në emisionin Today të BBC Radio 4 se ai zyrtarisht do të largohej pas publikimit të filmit të tij të fundit “The Great Escaper”.

“Unë vazhdoj të them se do të tërhiqem. Epo do ta bëj tani”, tha ai.  “Të vetmet pjesë që mund të marr tani janë burrat 90-vjeçarë. Ose ndoshta 85. “Ata nuk do të jenë lider. Ju nuk keni burra kryesorë në moshën 90-vjeçare, por  djem dhe vajza të reja të pashme. Kështu që mendova se ka ardhur momenti”.

Fituesi i Oskarit foli më parë për largimin nga ekrani i madh në vitin 2021. Në atë kohë, ai pretendoi se filmi “Best Seller” do të ishte i fundit.

“Kam dy vjet që nuk punoj dhe kam një problem me shtyllën kurrizore, që më prek këmbët. Pra, nuk mund të eci shumë mirë. Nuk ka më skenar me një njeri kryesor që është 88 vjeç, “tha Michael në emisionin Kermode të Radio BBC.

Karriera e aktrimit të Caine shkon prapa në vitet 1950 kur bëri debutimin në filmin”A Hill in Korea”. Ai fitoi gjashtë nominime për Oscar për aktorin më të mirë dytësor për “Hannah and her sister” dhe 1999 për “The Cider House Rules”.Aktori luajti gjithashtu në filma të mëdhenj të suksesshëm si “Miss Congeniality”, “Interstellar” dhe trilogjia Batman e Christopher Nolan./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *