• |
ide | kryesore

Shqiptari tenton t’i ikë policisë italiane, bie nga dritarja e katit të tretë

Arkiva, Lajme, Të fundit
policisë



Tenton t’i ikë policisë italiane, por bie nga kati i tretë. Bëhet fjalë 30-vjeçar shqiptar i cili është shtruar në spitalin e Triestes pas rënies nga dritarja e hotelit ku po qëndronte. Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër dëbimi për shkak të përfshirjes së tij në një vjedhje. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur. 

Episodi ndodhi në natën midis të shtunës dhe të dielës rrugën “Geppa” pranë stacionit të trenit të qytetit. ANSA raporton se shqiptari u rrëzua për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe ka mbetur i plagosur. Është ende e paqartë nëse shqiptari u hodh apo u rrëzua nga dritarja e “Hotel Italia”. Mediat italiane shkruajnë se ishte një punonjës i hotelit që e identifikoi personin e kërkuar nga policia në mesin e të klientëve ndaj menjëherë i është telefonuar policisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa efektivë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes, 30-vjeçari është ngjitur në dritaren e dhomës në katin e tretë dhe ka hipur në parvaz. Pas rrëzimit ai u dërgua me urgjencë në spital. Sipas të njëjtave burime, fillimisht u duk se shqiptari ishte në gjendje të rëndë, por nga analizat e bëra rezultoi se ai ka pësuar vetëm thyerje, si ajo e hundës në rënie, si dhe lëndime të lehta. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *