• |
ide | kryesore

Alarm ajror në Tel Aviv, kancelarin gjerman e nxjerrin urgjent nga avioni

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjerman



Një alarm ajror në Tel Aviv ka bërë që të evakuohet me urgjencë kancelari gjerman Olaf Scholz i cili ndodhej në aeroportin e kryeqytetit izraelit pas vizitës që bëri në këtë vend. 65-vjeçari kishte hipur në aeroplanin qeveritar, por të gjithë pasagjerët u detyruan të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin në asfalt. Kancelari gjerman u dërgua në një vend të sigurt.

Dy raketat e lëshuara nga Gaza u neutralizuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” të Izraelit. Më pas forcat e sigurisë bënë një kontroll të imtësishëm të avionit për të parë nëse kishte pasur ndonjë problem. Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen sërish në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro.

Scholz ishte kreu i parë i një qeverie që viziton shtetin hebre pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe shprehu solidaritetin e tij të palëkundur me Izraelin. ©LAPSI.al


Der Kanzler wird nach dem Alarm von Sicherheitsbeamten ins Flugzeug gebracht



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *