• |
ide | kryesore

Si është e vërteta? Ngatërresa e Makron me mbajtjen e vizave. Rama ngazëllehet

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama makron tirane



Preseidenti Emmanuel Macron e ka lëshuar një deklaratë tejet evazive për Kosovën duke përmendur se pezullimin nga Franca të lirisë së lëvizjes të premtuar, për 1 janarin e vitit të ardhshëm. Deklaratat e kryetarit francez të shtetit të bëra gjatë një konferencë shtypi në Tiranë, i kanë dhënë një kënaqësi gati orgazmike kryeministrit Rama që ka nxituar ta përforcojë mesazhin: “Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave” ka shtuar shefi i qeverisë shqiptare.

Duke komentuar ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë dhe ngecjen e dialogut Kosovë Serbi, presidenti francez deklaroi përkrah Ramës: “Ne u kemi besuar për çështjen e vizave, por ajo u pezullua nga ana e Francës se kjo ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur”, tha ai në nje deklaratë që Lapsi.al e degjoi në frengjisht.

Makron ka sqaruar edhe pikat që ai pret të realizohen: “Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm”.

Në fakt togfjalëshi i paqartë i presidentit francez, nëse do ta kërkojë apo hoqi dorë nga pezullimi i  lëvizjes së lirë, po të shikohet me vëmendje, më shumë u fry dhe u zmadhua në konferencë, nga kryeministra Rama. Ai fillimisht u ndje “i rrënqethur” dhe e përforcoi këtë mesazh duke thënë se “do të ishte dramatike që Kosova të humbiste të drejtën e liberalizimit të vizave”.

Që Rama ishte i interesuar për këtë bonus në betejën e tij kundër Albin Kurtit e dëshmon dhe fakti që gjithë mediat që janë nën thundrën e tij e propoganduan me të madhe këtë lajm.

Po si mund të sillej kryeministri ynë dhe çfarë e bën të pisët qëndrimin e tij? Lapsi.al ka shqyrtuar procedurat e BE, për të kuptuar më shumë.

Vërtet që Makron foli për pezullim të heqjes së vizave. Ai e ka bërë një paralajmërim të tillë edhe gjatë samitit të Vilnjusit disa javë më parë. Por procesi i liberalizimit të lëvizjes për qytetarët kosovarë nuk është më një gjë që varet nga shtetet anëtare. 

Me 18 prill të vitit 2023, Parlamenti Evropian ka miratuar ​Rregulloren (BE) 2023/850 – dhe plotësim ndryshimin e Rregullores (BE) 2018/1806 për të shtuar Kosovën në listën e atyre territoreve shtetasit e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Ceremonia e nënshkrimit të rregullores është mbajt me 19 prill 2023 në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Rregullorja e BE-së 2023/850 është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së dhe ka hyrë në fuqi me 15 maj, 2023. Sipas saj qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike do ta gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza për vizita afatshkurta duke filluar nga 1 janari, 2024.

Pra vendimi ka hyrë tashmë në fuqi dhe nëse një vend si Franca do të duhej ta pezullonte ai duhet t’i kerkojë komisionit europian nje raport per çeshtjet teknike qe kane te bejne me vizat e me pas duhen 2/3 e vendeve te BE te jene pro Francës. Dhe këto gjëra do duhej të theksonte një politikan shqiptar që do ti dalë në mbrojtje qytetarëve vëllezër të pjesës tjetër të kombit.

Pra, siç u pa më lart në gërmimet e dokumentave nga Lapsi.al, proceduara e pezullimit duket gati e pamundur. Dhe në vend që të ekzaltohej Edi Rama duhet ti kërkonte BE-së zbatimin e kësaj procedure dhe jo sanksionimin e Kosovës, sidomos tanimë kur pas 24 shtatorit Serbia doli hapur si shtet agresor. 

Dikush mund të thotë që kryeministri ynë në krah të Makronit u soll në atë mënyrë jo nga ngazëllimi, por nga padija e këtyre procedurave. Por edhe kjo alibi rrëzohet. Rama e di shumë mirë sepse një procedurë të ngjashme për pezullimin e liberalizimit të vizave e ka kërkuar Hollanda ndaj Shqipërisë në prill 2019, kur vetë Rama ishte kryeministër. Por kërkesa e Hollandës nuk u realizua dot se për t’u arritur kjo duhet një konsensus i gjërë dhe ingranazhe burokratike të pafundme.

Prandaj ky ishte një tjetër rast ku u shfrytëzua një togfjalsh i Makronit që Rama të sillej si armik i Kosovës.

©Lapsi.al



41 Comments

  1. Rama ngazellehet?! 😅😅😅

    Realisht po na kompensioni ate vakumin midis sezoneve te BBVip!

    Lajmi si argetim, jo si informim.

    Rrofshi! 🤣🤣🤣

    PS: Ore ne Tirane fjeti Makroni?

    .
    .
    .

    PPS: Me ke fjeti? 😅

    1. Kur të rrënqethet mishi nga një lajm i keq, është kënaqësi orgazmike!!!???
      – Mirë që ekzistojnë shumë kanale nga shifet lajmi, dhe nuk pjerdh njeri për lajmet që jep Lapsi.
      Le që 95 % e shqiptarëve as që e dijnë se ekziston një portal i quajtur Lapsi.
      Dhe nga këta nja 97 persona në të gjithë Shqipërinë e lexojnë Lapsin.
      Nga këta 63, janë budalla. Shife një farë Gëlbaza, Namut, Scopidhe apo disa që nuk dinë as sesi quhen.

      1. Po jo ore se nuk i ka pezullu Franca vizat.
        Ndigjojeni me vëmenje presidentin çka thotë.
        Po e shqyrtojmë thotë, dhe do të njekim ecurinë e proçesit.
        Më 1 janar Kosova lëviz pa viza.
        Pikë.

      2. Me emer, meqe vetem 97 persona lexojne lapsin dhe meqenese nga keta 63 jane budallenj, a mund ta llogarisesh se sa eshte probabiliteti qe ti te jesh budalla? Me ate qe ke shkruar del se mund te jesh ti ne ate 65% e budallenjve, ose e thene ndryshe, ne 65% te rasteve i bie qe te jesh budalla.

        1. xoni vetem bashkia ka ekipin e saj prej 25 vetes agjencia e fuges eshte 125 veta, ndersa patronazhiste ke me mijra, shto ketu dhe nje numer i madh te debilizuarve funksional te propagandes se mediave dhe PR te Ridhjerjes. Keta sebashku perbejne 65% sipas teje qe lexojen lapsin , . ky me emer pa emer eshte i paperfillshem
          lapsi ka diku tek 750 mije vizita ne muaj, pra rreth 25 mije vizita ne dite
          mero gelbaza ka 3 milion vizita ne muaj. 100 mije ne dite, ekskluzivisht si ky me emer

          1. Ha, ha, ha, hi.
            Vetëm unë e vizitoj 30 herë në ditë Lapsin.
            Dhe bëj 10 komente në një shkrim.
            Një me emrin Patronazhisti, një me emër, një pa emër, një Gëlbaza, një Namuti.
            Një herë e shaj Ramutin, pastaj mburr Zahon, pastaj debatoj kot, mburr Berishën, shaj Like Floririn.
            Shkruaj dhe e mburr Andin, bravo Andi.
            Në shkrimin tjetër e shaj, ik o nipi Hysniut.
            Po unë nuk jam 30 lexues. Një jam.
            Sipas atij më sipër.
            A hyj unë te budallenjtë?
            Hyj që çke me të.
            Sepse kush është i zgjuar, meret me një punë të hajrit, nuk sheh budalliqet e Lapsit, apo traplliqet e Mero Gëlbazës.

      3. Lapsi para nje viti kur une kam filluar te shkruaj ketu kishte rreth 250.000 vizitore ne muaj. Para nja dy javesh kishte 1 milione.

        Koincidence?! 😅

        Robi vjen tek Lapsi per te lexuar komentet se kujt i plasi cari per lajmet! 😅

        Ketu eshte si tek ai spitali tek filmi me Jack Nicholson: “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” 🤣

          1. Po pi ça te duash! Edhe shko tek merua bëja 100 milion web rankun

      4. Me emër komentues më duket se rilindasit koperativistët ta paskan shkërdhyr mamin aq keq sa ke dal ti bastarx që han mut në llogari të Ramës

  2. Macron eshte nje pervers qe ka per grua mesuesen e tij , imagjinoni ku ka rene Franca, pastaj ky edhe 6 muaj eshte pasi jane zgjedhjet dhe fiton Le Peni.

    1. Po vari karin le gjithe Makron dhe le pen

      Problemi eshte që kemi një këloun për kryeministerqe ka bere cirk gjithë shqipërinëdhe meqë spo ja var më asnjë as në shqipëri e as jashtë lëshon pislliqe e helm nga goja për tu shërbyer alexave , rama e ben me qejf cfare i cakton alexi i shkurter dhe alexi i gjatë
      Palaço cirku. I shpifur qe te ben te vjellësh

      Populli kurvë që e voton ka hak erion velinë , edhe me i ndyre e i shpifur se rama

      Me ta çpif kafen e drekës

    2. Për ça fjale të dhënë flet ky që Makruan?
      I njeh shqiptarët ky apo jo?
      Po ne jemi të besës, në të qijmë robt o Makruan.
      Ne të heqim qafe ty e me gjithë Ramutin tënd.

  3. Frajncezet kan qen historikisht antishqiptar e prosllav, gjithmon e kan mbeshtet Serbin. Edhe kur sulmoi NATO, nje gjeneral frances dekonsironte operazionet e NATO-s per te ndihmu serbet. Ta azhornoj dikush kete shkurtabiqin se cfar ka ndodh se fundmi ne Kosov. Pse Kosova e paska fajin per sulmet e terroristave serb o Makaron shkurtabiqi? Populist bythe dhe ky, si Ram poturja.

    1. Eshte pak me e ri-dhjere situata

      Serbia esht ene pozita t keqija, Vucic nuk erdhi ne samit por vajti ne Kine ne keto dite. Shenje e qarte e kundervenies ndaj BE !
      Por duhet qe Serbia te ekuilibrihet ne opinion, dhe meqe Serbia nuk ofron kete shans atehere duhet te ridemsionohen Kosova ne opinion publik rajonal, perfshire atre shqiptar, dhe ate europian.

      Nevojitet lajm, qe vjen nga Makroni! Ne te vertete vizat nuk mund te pezullohen, por ne fakt qellimi eshte tek anashkalimi i situates se veshtire te serbise se ngjarjes se banjskes, sepse eshte shuuuume e rende ajo ngjarje! Eshte skenar lufte! Serbia praktikisht sulmoi kosoven dhe ishte skenar lufte qe perfshinte kfor, nato kosoven dhe gjithe europen ne nje front te dyte per USA dhe BE ne europe , pas frontit te pare ne ukraine!

      Pra ceshtja eshte si do e ndihmohet serbia ne kete moment te veshtire? ?

      ketu fillon era e keqe , dhe per ta bere me aktuale do perdorim terma qe i shkojne per shtat skenarit

      Makron vjen ne nje vizite historike! Me shume vemendje nga Mediat! Dhe i fute nje te dhjere me pezullimin e vizave, por ama te dhjeren duhet tja prese dikush ! Dikush gjendet, ky eshte Rama.

      Pra, Makron vjen dhe dhjet ne goje te Rames dhe Rama e ka gati gojnevojtoren si klloun cirku qe eshte, se bashku me mediat kazan-uturak .

      Lajmi u be . Tymnaja u krijua, pezullimi joreal u be lajm real. Banjska doli ne plan te dyte. skenari i luftes u relativizua sepse pezullimi fiktiv doemos ka nje shkak dhe nje fajtor qe eshte pala kosovare ! edhe pse pezullimi eshte fiktiv sepse do doje nje fajtor real qe situata nuk e ofron sepse thjeshte mungon, ndaj krijohen dhjerje ne gojuturakun e ridhjresit numer 1 kllounit rama.

      Dhe cirku vazhdon, shume shpejt Makron Borrel, Lajcak do kerkojne uljen ne tavoline sikur asgje te kishte ndodhur! edhe sepse opinioni publik u deformua me bujtes nevojtoren rama dhe Dhjeres Makronin! pra Banjska u relativizua dhe pezullimi fiktiv i vizave u soll ne faqe te pare!

      Shyqyr qe ka vende serioze si Gjermania, Hollanda e shume te tjere, qe bejne dallim nga inacoret Makron e kllounet rama
      Sepse Rama me cirkun e tij i dhaplatforme sabotimit te kosoves sipas skenarit te alexit te madh dhe alexit te vogel.

      Rama eshte Pashiqi i koheve te sotme dhe me keq se Pashic

    1. Jorgo, nga ato qe shkruan, duket se je i mirinformuar dhe nuk je budalla. Biles mund te thuhet e kunderta qe je inteligjent njelloj si Lorenc Vangjeli me te cilin (gjithmone nese nuk je Lorenci dora vete) te bashkon jo vetem inteligjenca, por edhe fakti qe ate ju ka dhene i madhi Zot ose natyre per ateistet, e perdorni vetem per keq dhe per te turbulluar mendjet e njerezve. Gjithsesi diçka dihet mire, perdorimi i dinakerise ne vend te inteligjences, zakonisht te çon ne nje perfundim te keq. Prandaj mos e ço dem inteligjencen tende per silogjizma, por vere ne sherbim te vehtes ne rradhe te pare dhe pastaj te te tjereve.

      1. E kam thene disa here: une shkruaj ketu per t’u argetuar. Ose me saktesisht per te tall *arin.

        Ka raste qe pergjigjem edhe seriozisht se te merr me vete vala, por ne keto raste e bej per te ndricuar e jo per te turbulluar.

        I ke parasysh ca skena filmash ku personazheve iu rikthehet shikimi ose dalin nga anestezia apo koma? Efekti qe krijon regjizori eshte qe fillimisht ata shohin nje drite te turbull e konture te mjegullta e avash avash shikimi kthjellohet.

        Ja keshtu edhe kjo puna e turbullires qe thu ti.

  4. Pse nuk i pezullon dhe vizat e serbeve meqe sulmuan ne menyr terroriste nje shtet qe Franca e njef te pavarur? Ky copa e karit gjithmon keshtu, edhe me Putin ishte i fundit qe e kuptoi se Putini kishte mendje lufte. Francezet gjithmon ropqira me neve e miq me serbet.

  5. E turpshme sjellja e Rames. Qesharak, i dobet. Nqse vendimet jane muhabete kafeneje, apo ceshtje qejfmbetje foshnjerake, ne pill te semes te vene keta te ashtuquajtit politikan.
    Se qe kjo eshte procke e Rames, kjo ben muuuu.

  6. O Lapsi Koreanorigjojeni ose fshijeni kete lajm se lat nam. Gazetar bythe, po i dalin fjalet Rames, mos u beni kazan fare. Jeni ber si tacibaot e kohes se xhaxhit (se mos na degjon Salike Bejler Kulla se e kap nostalgjia).

  7. Une jam i bindur qe kete ja ka kerkuar Makronit vete Rama, me mbeshtetjen apo kerkesen e Vucicit. Rama nuk e do Albinin i cili po jep shembullin se edhe ne Ballkan mund te kete qeveri te pakorruptuara dhe qe nuk bejne pazare politike me te drejten dhe te verteten. Kjo nuk u pelqen ketyre europianeve qe jane mesuar ne Ballkan me qeveri te kercenueshme, prej e cilave e kane te lehte te marrin koncesione personale dhe shteterore. E gjitha ne kurrizin tone sigurisht

    1. As që bëhet fjalë që Rama me sjelljen ndaj Kosovës dhe Kurtit ka dorë në mënyrë direkte për çdo lëvizje negative të Europës dhe Francës në veçanti. Në mënyrë indirekte nuk mund t’a dimë por duke njohur Ramën dhe besohet që ka ndikuar. Sidoqoftë nuk besoj se është e realizueshme pezullimi siç shpjegohet qartë me sipër nga një tjetër pjesmarrës në debat. Dhe njëherë edhe në këtë rast u vërtetua që Franca është pro sërbe e pro ruse dhe Rama antishqiptar .

  8. Plastë syri i keq.
    Bëfshin uf e if, puf e pif, dhe ngordhshin nga marazi, gjithë maskarenjtë e delenxhinjtë e këtijë kombi, andej e këtej kufiri.O loqe qe kurre nuk u poqe,salihu arritje te medha me pasoja katostrofike si vrasja e remzi hoxhes, shitja e armeve e naften serbise firmat piramidale 1997 ta vdekja e 3000 shqiptareve,grushti i shtetit 98 kur vrau azemin,pashkon e hodhi ne det,Gerdeci trebicka klubi partizani dhe e fundit pallati 64 kate me vlere 100 milion euro.keto jane disa nga arritjet e salihut,sa per naton dokumentin e antarsimit e ka marre Bamir Topi o loqja e majte e salihut

  9. Kur tradhtarit i del boja nuk mbetet gje tjeter vec se t’a shpallesh armik,
    Armik te kosoves,
    Armik te interesave shqiptare,
    Armik te kombit.

  10. Franca nuk pezullon vizat. Arsyet jane pak a shume ato qe thote shkrimi. Por curia e madhe eshte se pse Rama i eshte qepur Kosoves me buke ne traste??? Ç’ka perversi yne me Kosoven ? Se ai qe I ben krahaqafen nje pesionisteje, do mbaje qendrime qe keratin gjithmone Serbine.

  11. Bamiri merrte syzet qe I shkojne profiling te tij hahah. Berisha liberalising vizat, anetaresoi Shqiperine ne NATO.
    Bamka ha tave dheu dhe fergese si I babezitur

  12. LEGENI LE TE MERRET ME LIBERALIZIMIN E VIZAVE TONA SE KUR MUSH 3 MUJORIN VJEN ME VRAP NE SHQIPRI SE TE FUSIN ESPULSIN. KOSOVA NUK JEP TOKE SI KAN DHON KTO LEGENAT TON DETIN GREQUSE.

  13. Ouu, e paska fut Rama në xhep edhe Macronin!!! Si duket paska mbetur vend edhe për të megjithëse aty në xhep ka edhe Blinken, Soros, McConigal e kush e di kë tjetër.

  14. Tradhetia e rames ska me dilem.Jam i bindur qe rama ja ka kerkuar makronit,qe makroni te shpallte bllokimin e vizave per Kosoven.Pse e them kete:E them se ky vendim eshte i njeanshem,personalisht i vetem makronit.Si rregull pezullimi apo jo i vizave duhet te ishte kosultim i perbashket ne bruksel dhe jo vetem i makronit.Ky popozitet qe rama i beri makronit dhe makroni me dekorimin e Kadarese dhe thenien rrofte miqsia franco shqiptare eshte per te mbuluar poshtersine e makronit si nje armik i betuar i shqiptareve.Makronin e pershendeti rama dhe vucici nga pekini.Kjo tregon shume.Rama me heqjen e vizave qe makroni demostroi aq harbutshe ka nje plan.Mposhtjen e Kurtit dhe rrezimin e tij si kryeminister.Plani i tij eshte te vendosi kryeminister ne Kosov nje person te kapitulluar nga rama,qe do e komandoi si kelyshin e tij.Plani final i rames eshte te jete ai monarku i vetem i shqiptareve ne shqiperi dhe kosove.Rama pasi te mari pushtet te plot edhe ne kosov,ai do shesi toka shqiptare dhe dete shqiptare.Shqiptare kudo ku jeni ,kombi shqiptare dhe teritoret shqiptare jane ne rrezik nga ky antishqiptare i terbuar.Lufta e rames kundra kurtit eshte vetem per te mare kontrollin e kosoves.Shqiperine e ka kapitulluar si sundimtari i plotefuqishem.Kosova eshte ne kete rrezik ,qe rama te behet sundimtari i plotefuqishem edhe i kosoves.Kosovare mos e toleroni ramen,kete ganibal te ndyre.Shqiperine ju Kosovare skeni me asnje dilem qe rama e ka nenshtruar si pushtusi i huaj,mos lejoni te pushtoje cizmja e tij edhe kosoven.Nese serbi 100 vjet ju vrau dhe masakroi ,su hoqi dot nga vendi juaj,rama eshte shume me i rrezikshem se serbi,do ju perzei nga kosova.Kete plan ai e ka vulosur,vetem ju Kosovare mund tja shkateroni.

  15. ore ndyresira te edi rtames , po a nuk eshte edi rama dhe qeveria e tij me e korruptuara dhe me e liga ne historine e shqiptareve, a nuk eshte politikani me serbofil dhe me serbodashes se sa edhe vete serbet, a nuk eshte ai qe instaloi narkoshtetin dhe mafiooligarkine dhe a nuk eshte ai prej te cilit jane larguar nga shqioeria 600 mije shqiptare, a nuk eshte ai qe perdite permend publikisht noc rrokun.

  16. Nuk ka rendesi se kush pjese e shqiptareve rrezikohet te na e marin te tjeret rendesi ka e biles shume rendesi ka qe Edi te jete mire me mendjen e tije e narkotizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *