• |
ide | kryesore

Kastrati grup sjell në Shqipëri konglomeratin ndërkombëtar Lagardere/ Marrëveshja e arritur sot bekohet nga presidenti Makron

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kastrati



Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail ( departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère).

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Francës Sh.T.Z. Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë. Marrëveshja e nënshkruar mes Kastrati grup dhe kompanisë Lagardère Travel retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve.

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj.

Kastrati grup është themeluar në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati i njohur kryesisht për tregëtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishme në fusha si: sigurimet, ndërtimi, infrastruktura, turizmi, industria e automjeteve, etj.

Lagardere është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irelandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etc. (Artikull Promocional)

 



10 Comments

  1. Po traun ne Rrugen e Kombit do ta heqe tani qe u lidh me konglomeratin francez dhe mori

    bekimin e Presidentit Makron ?

  2. 🤢🤮 cet fshatari hiqe doren nga kurrizi tjetrit o malok se eshte tjeter gje ai nuk eshte ky vrasesi qe djeg robt ne acid

  3. KASTRATI LAND

    Mbledh para qyl, nga trau I Ruges se Kombit, kortezi e Udheheqesit Legjendar, qe I dhunon Shqiptaret te paguajne te ky lloj model biznesi/hajduterie.

  4. Kur ta marri vesh Makaroni qe ksh eshte Cet banditi do veje duart ne koke. Kot nuk takoi dhe Bajrat, Doshin etj

  5. Keta te kronikes pse nuk thone qe Manes ju vra bodyguard-i (ish gardist qe gjasme vdiq ne aksident) teksa i mbrojti familjen te Padam nga Ervis Martinaj! Pastaj Edi dha urdher qe te beheshin vrasje shembull, dmth Edi vrau me urdher 22-vjeçarin Brilant Martinaj, trupi i pajetë i të cilit së bashku me Arbër Hoxhën u shkrumbuan nga zharri brenda automjetit me të cilin udhëtonin. Ndersa vete Ervis Martinaj u shkri ne vaske acidi dhe mbetjet i jane hedhur ne det! Tani cfare populli jemi ne qe kwmi KM vrases qe vjedh 8 miliarde euro dhe nga 2024 do i veje tatime edhe atij qe shet sikur vetem 1 steke cigare, pra bizneset e vogla qe jane mbrojtur me ligj ne te kaluaren! Ceti si i ke punet me Manen, do te haje apo do ta hash?! Se mos te vret gari gjate dhe ty pas njefare kohe po ju shtua oreksi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *