• |
ide | kryesore

Karton i kuq i munguar për Phillips, ish-arbitri Cesari shpërthen: “Do arrish të flesh natën, Turpin?”

-Instant, Sport
Phillips



Graziani Cesari, ish-arbitri italian që tani bën moviolistin për Mediaset, nuk ka dyshime. Paraqitja e Turpin është për karton të kuq, si ai që nuk i tregoi Phillips në pjesën e dytë të ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë, e cila përfundoi 3-1 për vendasit. “Në Wembley Turpin nuk e përmbushi reputacionin e tij si një super i madh në arbitrazhin botëror – sulmon Cesari -. Më vjen të them: sa e vështirë është, i dashur Clement, të dëbosh një luan nga ajo arenë?”

Analiza e episodit të inkriminuar është shumë e qartë: “Phillips, i ndëshkuar pas disa minutash lojë, e meritoi të verdhën e dytë për një rast klasik të “shkeljes në këmbë” ndaj Barella në minutën e 68′. Përkundrazi, të verdhën e mori Scalvini që i kërkoi të zbatonte rregulloren. Kështu që Cezari e mbyll në mënyrë ikonike: “Më vjen të them bonne nuit Clement. Sigurisht nëse arrin të flesh”.

PHILIPS: “ME FAT QË NUK U PËRJASHTOVA NDAJ ITALISË”

Kalvin Phillips nuk e fshehu habinë e tij pas vendimit të arbitrit Clement Turpin për të mos e përjashtuar atë gjatë ndeshjes Angli-Itali. I ndëshkuar tashmë me të verdhë, lojtari britanik ndërhyri ashpër ndaj Niccolò Barella, një veprim që mund t’i kushtonte përjashtimin. “Kur u ndëshkova, doja të godisja veten, ndoshta isha me fat që nuk u përjashtova – shpjegoi mesfushori -. Ndoshta e ka fajin mungesa e minutave me klubin tim. Do të doja të luaja gjithmonë, sa më shumë që të jetë e mundur, por nuk ka ndodhur për një vit e gjysmë. Mundohem të jem gati për çfarëdo që të ndodhë, por më duhen minuta sepse dua të shkoj në Kampionatin Evropian”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *