• |
ide | kryesore

Kush qe biznesmeni që nderoi në fjalimin e tij presidenti Makron

Arkiva, Të fundit
julien



Krahas dekorimit të Ismail Kadaresë, fjalëve të mira që zgjodhi për Lorik Canën Presidenti i Francës Emanuel Macron nuk mungoi të falënderojë në darkën e shtruar në pallatin e brigadave një nga biznesmenët më të njohur francezë në Shqipëri Julien Roche. I ardhur në vendin tonë që në mesin e viteve ’80, i gjendur këtu në momentin e ndryshimit të regjimeve, Roche krahas shumë bizneseve të tjera u bë i njohur edhe si një nga pionierët e zhvillimit të mediave private në vend. Ai ka qenë njëkohësisht themelues i revistës Klan e më pas i TV Klan, pronar i Albania Daly Neës dhe krijues ndër vite i mbi 40 kompanive në fusha të ndryshme.

Ndërmjetësues i ardhjes së shumë bizneseve në Shqipëri, Julien Roche, që e kalon prejsën më të madhe të kohës në këtë vend është njëkohësisht edhe president që prej vitit 2012 i Dhomës së Tregtisë Franko-Shqiptare.

Pikërisht për këtë angazhim të gjatë presidenti Makron tha: “Më lejoni të bëj një nderim të veçantë për bashkëatdhetarin tonë Julien Roche, i vendosur në Shqipëri që nga fillimi i viteve ‘80, simbol i gjalle i tranzicionit, President i Dhomës se Industrise dhe Tregtise France-Shqiperi, i cili është , me mbështetjen e çmuar te 2 ambasadorëve tanë, zejtar i palodhur i forcimit te bashkëpunimit tonë ekonomik, rrugë në të cilën ne duam të shkojmë shumë më përpara”.

©LAPSI.AL 



11 Comments

  1. Kemi kastratin mxiun safetin manen vilmen dhe nje tufe pidhrobshash.
    Ik pastro parisin kari, se vjen era shurre.

  2. Me siguri qe do te qene njehere ,dhe ketu sḱa mundesi qe te mos kete qene asnjehere.
    Ishalla ka bere mik keta strateget e LAPSIT se ndryshe e hengri keq shume.

  3. “E papranueshme”/ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut refuzon ankesat e Francesco Becchettit kundër Shqipërisë,nje shkrime Qoke nga bushati

  4. Bëri biznes që në kohën e Enverit deri sa Shqipëria hyri në demokraci dhe në tregun e lirë. Vendin e njihte mirë gjithashtu dhe njerëzit më të cilët bëri biznes duke i angazhuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *