• |
ide | kryesore

Rama këmbëngul: Macron tha se Kosova rrezikon pezullimin e vizave

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” tregoi se çfarë i tha presidenti francez Emmanuel Macron në lidhje me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”. 

“Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që “unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman”.

Ç’kishte parasysh me këtë? Vizat. Natyrisht!” – tha Rama që vijon të këmbëngulë se të njëjtën gjë Macron tha edhe në konferencën për mediat edhe pse kjo u korrigjua nga disa burime. 

“E tha edhe në konferencë.  Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe ndaj madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë. A thua se e kam unë gjithë fuqinë t’i them Presidentit francez, do bësh, këtë, do bësh atë.

Përkundrazi, por kjo është një tjetër, nuk ka rëndësi se unë jam mësuar me këtë. I këshilloj ta lexojnë mirë atë që tha sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti. Pra duhet të ketë lëvizje në drejtimin e duhur se nuk mund të merret peng gjithë bashkësia e aleatëve dhe e miqve të Kosovës, nuk mund të merret peng i gjithë komuniteti euroatlantik për ti bërë karshillëk një përpjekje të tyre, shumë, shumë të vendosur dhe po kaq të sinqertë për të zgjidhur çështjen e vetë Kosovës” – tha Rama. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Si është e vërteta? Ngatërresa e Makron me mbajtjen e vizave. Rama ngazëllehet

 



7 Comments

  1. Kjo është pika fundore e PD, ose e hallit që ka PD. I duhet shkuar fenomenit në rrënjë të veta, i duhen gjetur shkaqet. PD është një parti, kjo është PD. Herë bën 22, herë bëhen 25, herë bëhen 16 në anën tjetër. Shpeshherë, Luli gëzohet se bën 11, ose i bën 16, të gjitha këto janë të pasigurta, fluide.

  2. Kollaj të flasësh e të bësh ironi por në këtë gjëndje e solli autokrati dhe pazarxhiu Rama dhe ca oportunistë të shitur.

  3. Sigurisht qe ate kuptuan te gjithe njerezit me dy pare mend.

    Faleminderit Edi Rama! Je me i miri. Te tjeret, te marrin te keqen!

  4. NJE GORE KA PLANETI DHE KY ESHTE KRYEHAJDUTI I SURRELIT EDI LINDA RAMA! thotë:

    GORJA E SURRELIT
    GORJA E SHQIPERISE
    G ORJA E BALLKANIT
    GORJA E EUROPES
    GORJA E PLANETIT KY ESHTE EDI RAMA KRYEHAJDUT TRADHETAR I SHITUR CORBE BERES HELM PER SHQIPETARET DHE SERVIL I NEVERITSHEM KARSHI TE HUAJVE E TE TJERA PISLLIQE QE DUHET NATE TE GJATA TJA NUMEROSH KRYEGANGSTERIT TE SURRELIT

  5. Ky do te donte me gjithe shpirt jo vetem qe tu pezulloheshin vizat por te ishin nje geto e madhe
    apo nje burg i madh si Gaza.

  6. As karagjozi pervers i Shqiperise e as pervesi shtatanik i Frances nuk kane mundesi tja privojne kosovareve levozjen e lire pas 1 Janarit 24′.
    Thjesht, nga deshperimi per diskreditimin e vellait te tyre serb, hedhin shashka e tymuese per te bere presion e diversion.
    Ec perpara Albin, qente le te lehin.

    1. Jorgo jari te hyfte kari.
      Eshte urim, te ben mire.
      Neser mund te jesh president kryeminister i mutistanit.
      Sekretar i natos i okb i unicef fmn.
      Te paemerin mbaje te te fshije bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *