• |
ide | kryesore

Delegacioni i QUINT në Prishtinë. Kurti ndryshon strategji pas Banjskës

Arkiva, Kryesore, Lajme
kurti lajcak borell banjske



Të shtunën, një delegacion më të dërguarit euro-amerikanë dhe përfaqësuesit e të tri vendeve të QUINT-it, do të mbërijn në Prishtinë me synimin për t’i dhënë shtytje të re dialogut të ngeciur në vend mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Evropian ka njoftuar se vizita e pesëshes euro-amerikane ka për qëllim progresin konkret në zbatimin e marrëveshjes dhe shtensionimin e situatës.

Por, një pjesë e ndërkombëtarëve po kërkojnë të përvijojnë qasjen se dialogu duhet vazhduar aty ku kishte mbetur, sikur që prej takimit të fundit Kurti-Vuçic, ku një pjesë e ndërmjetësve fajësoi kryeministrin e Kosovës, të mos kishte ndodhur asgjë në terren. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe kryeministri i Shqipërisë, që ka shumfishuar thirrjet për themelimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ai pretendon se ka një projekt personal. Rama i ka bërë thirrje Prishtinës ta hedhi këtë hap, sepse ndryshe rrezikon të përfundojë si Palestina. 

Lexo me tej:

Reportazh i Le Monde/ Në Banjskë, aty ku dështoi një Krime e dytë 

Kjo lloj qasje, në të cilën duhet pohuar se Edi Rama nuk është vetëm, ka një qëllim të rakorduar: Ata po i kërkojnë Prishtinës të sillet sikur sulmi terrorrist në Banjskë nuk ka ndodhur, sikur implikimi i Beogradit në këtë akt nuk është vërtetuar, sikur rezoluta e fundit e parlamentit Evropian, që kerkon rishikimin e sanksioneve për Kosoven dhe ndëshkimin e Serbisë nuk ekziston. 

 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Por, në sinjalin që ka dhënë përpara mbërritjes së delegacionit te pesë fuqive perendimore në Prishtinë, kryeministri Kurti ka lënë të kuptohet se, që pas 24 shtatorit gjërat kanë ndryshuar. Gjatë një vizite në Shtimë ai ka thënë para gazetarëve, duke përdorur emrin qe evropianët i kanë venë marëveshjes së Brukselit, se nuk mund të ketë normalizim, pa pasur më parë siguri.

“Çka do të kërkojë e çka do të ofrojë pesshja e marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë” ka deklaruar Kurti.

Po pse Kurti vë theksin tek siguria dhe ku synon të arrijë ai?

Albin Kurti është i qartë se Serbia e ka shkelur haptaz të paktën dy nene, atë 2 dhe 3 të marëveshjes me 11 pika të Brukselit. Vucic nuk ka respektuar as nenin për njohjen e sovranitetit teritorial dhe as atë për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore….

Pra është evidente se ai nuk do ta zbatojë këtë marëveshje, ashtu siç deklaroi që në krye të herës, kur tha se i dhëmb dora për ta firmosur. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai ka punuar në këtë drejtim. “Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi Policinë, ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Me 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”, tha ai këtë të premte gjatë vizitës në Shtime. Tani kjo vijë sjellje e serbisë dhe këto ngjarje janë shpërfaqur në sy të gjithë botës.

Analiza e fortë e FAZ: “Loja e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit” 

Prandaj dhe pozicioni i Kosovës ka ndryshuar. Në zbatimin e marrveshjes për normalizim, këtej e tutje përpara duhet të vijë siguria dhe tërheqja e Serbise nga roli i agresorit dhe pastaj normalizimi. Sot më shumë se kurrë të gjithë kanë të drejtë të pyesin se si do të qe një asocacion nëse Kurti do ta kishte pranuar që në pranverën e shkuar atë, në një veri që kontrollohej komplet prej Radoiçiçit? A mund ti shërbente ajo komunitetit serb dhe a do e cënonte një gjë e tillë shtetin e Kosovës?

Andi Bushati: Tre manipulime të Ramës me asocacionin 

Mjaftojnë këto pyetje retorike për të kuptuar se sjellja “e vazhdojmë aty ku e kishim nisur” madje duke themeluar urgjent asocacionin, nuk ka më kuptim. Pikërisht për këtë Albin Kurti po përpiqet ta ndryshojë ekuacionin duke vënë çështjet e sigurisë përpara normalizimit sa për fasadë të gjendjes. Duket se ai tani është më i bindur se kurrë se pa u pastruar veriu nga bandat kriminale, asocacioni është një zgjidhje e dëmshme. Ai ka të drejtë dhe këtë e kuptoin çdo mendje me logjikë normale. Por se sa do ia dalë të bindë për këtë edhe delegacionin e QUINT-it, kjo mbetet ende mister.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Ka një deluzion masiv ne Kosove, në radhë të parë, por edhe në Shqipëri. Bëjnë ca ekuivalenca në ether ku në përshkrimin e këtyre të ndriçuarëve Kosova me dy milion banorë, pa ushtri dhe ekonomy qëndron në të njëjtin rrafsh force me supërfuqitë botërore si BE dhe USA.

    Realiteti është që Kosova ka vetëm një opsion që mund të jetë i mirë, por jo detyrimisht i mirë, dhe opsionet tjera janë që variacione në sa keq mund të jenë por dihet që në fillim që janë të këqinj ose shumë të këqinj.

    Të shohim si do e drejtojë Kosovën i zgjedhuri i tyre, Albin Kurti. Me ç’po shihet drejt greminës.

    1. Malok i ke ndryshuar vendin nja dy tre fjalive te Edi Rames per kete ceshtje e te duket se ke bere inovacion.Shih se Mos te te hedhe ne gjyq per kete Km .

      1. Mreti Albin Kurti, asht aq i qut, sa tmos bje pre e intrigueve të europës dhe amerikës.
        Ec Albin, tan kosova asht me ty.
        Ne do ti munim servt, europiant, dhe ametikant qi ja kan me hile kosovës.

    2. …..nsryshe nga Udheheqesi Pansamitor qe jep projekte personale per asociacione. Udheheqesi pan-tallkarës e ka ndritur qeverisjen e tij per 10 vjet qe ka ne pushtet, me shqiptaret qe nuk perballojne dot jetesen dhe marrin rruget si ne 1991-1992-shin

    3. ME URTESI DINJITET UNITET MORAL TE LART BESIM TEK ZOTI DHE ATO QE DUAN TE MBETEN MIQ NE ARRIM VIZIONIN TON HAKUN TON ZHVILLIMIN TON BASHKIMIN TON TE DREJT BESIMI NE ZOT ESHTE CELESI VLERAT HAKU thotë:

      NJE GJE ESHTE E SIGURT QE PO SHKOJM DREJT TE VERTETES HAKUT DHE ZHBERJES PADREJTESIS FOLE PER TE PJELLUR DHE RRITUR HJENA DHE GJARPERINJ NE TROJT TONA SDUHET TE LEJOJM ME DHE AS PRANOJME LE TE PLASIN DHE HILLEN PERPJET TE GJITH KETO HIENA PO BEJNE ASIMETRI POLITIKE TE FUQISHEMVE E LILLIN POLITIKEN E TYRE ME IZRAELIN KU NESE IZRAELI PUSHTON PALISTINEN KETO PRETENDOJN PER LUFT BALLKANIKE TE ZHDUKIN SHQIPTARET SI SHIHNI NJERI NE VERI TJETRI NE JUG TE DIRIGJUAR NGA MBROJTESIT HISTORIK E NESE TURQIJA E VE ME SHPATULLA PAS MURI BASHKE ME ARABET IZRAELIN SI PUSHTUES DHE DETYROJN TE LARGOHEN KY ZINXHIR SHEKULLOR ZBERTHEHET DHE SHQIPTARET BASHKOHEN I SHIKONI SE SI JU IMPONOHET SHQIPTAREVE LESHIM TOKE PER PAQE KY ISHTE FATI JON NUK DUHET TE LESHOJME ASNJE MILIMETER TOK UJ AS AJR ASKUJT SEPSE KAPITULLOJM NGA TROJET TONA ATO PARAMILITAR QE NA PARAQITEN SI POPULL ZDUHET TI PRANOJM NE QEVERISJE AS NE TERRITORET TONA SEPSE NA PREN NE BES NA VRAN E TREGUAN VETEN KUSH JAN TRALLTARET DHE TRADHETIJA DUKET KA EMER SE VEPROHET DHE LIRIJA E DREJTA DUKET SE KA EMER KA ANGAZHIM NE TE I SHERBEHET MBROHET NUK DORZOHET DYFTYRSIJA HIPOKRIZIHA SERVILIZMI HESHTJA PER DHOJIN E ZHVILLIMEVE NUK JUSTIFIKOJN VIZIONIN SHQIPTAR JAN KUNDER DHE NE TEM TE SHQIPTAREVE

  2. Kurti po mundohet qe nenshkrimet edhe votim,Te asociacionit Te minimizoj aq sa mundet.Doren ne zemer veshtire e ka,Jo nga nderkomtaret po nga vete shqiptaret qe sulmojn pa meshire ,keta inatqor qe i Dhan Serbia qka lypi Tash Dalin patriot Duke pohuar se Ja …Kurti do pranoj hereto a von ,dhe ne ni kam tu print deshtimin per Te ardh ne pushtet kjo opozites qe krejt pasurin e vendor e vodhen ,fallen toke malit dhe maqedonis,Serbis deshten me Ja Dhan veriun,Merkel e shpetoj trepcen dhe ujmanin,.!Kurti ka kundershtar opoziten ne Kosove,mediat Te gjithe pa pwrjashtim ne KS,dhe Shqiperi.!pastaj ni armik ne arenen nderkomtaret eshte Rama,Ky po e Domton vendin ,Nuk ka Te ndalur sepse elektorati e perkrah qka do qe flete,kete e din dhe flet…!EGjithe kjo aleance,Rama,abazoviq,Ali ahmeti,krytari i presheves ,komplet opizita Kosovaret,me propzime Te njejta me vuqiqin…!!!e quditshme

    1. Si duket se paskan gabim ca analistë që thonë që Kurti dhe idhtarët e tij po pozicionohen kundër gjithë botës. Stili i North Koreas më duket – shohin armiq gjithkund.

  3. Albini duhet te veproj si Izraeli me politiken e faktit te kryer. Nese Serbia perveç se me Rusine, Kinen e Turqine na paska marveshje per tu armatosur edhe nga SHBA dhe Franca, kjo nuk do te thote qe Vuçiçit i lejohet te mbaj nje konflikt te ngrire duke treguar agresion sa here mbyll marveshje miliardash me superfuqite perendimore, Ndryshe nenkuptohet qe te dyjave SHBA & BE iu interesoka nje konflikt i ngrire persa kohe ata perfitojne miliarda nga takdapaguesit serbe apo konçesione shteterore serbe, apo para me origjine te dyshimte. Qe SHBA duan te administrojne resurset e Veriut te Kosoves nepermjet asosacionit serb dhe Beogradit kjo dihet, por nese Albini punon forte me faktore brenda dhe jashte Shqiperise mund ti ndale keto kercinime qe synojne nenshtrimin dhe zhvatjen qe Vuçiç e quan kompromis. Te tjerat jane propagande sorosiane te tipit, Albini po e gremis… toka e askujt …e te tjera tallava si keto.

  4. Kurt novosela duhet te pyesi ushtaret qe e mbroine nga serbet.
    Pastaj te na tregoje patriotismin qe e ka qyl.
    Shko ore trap se asnje nuk te pjerdh.

  5. protesta e paralajmëruar nga Berisha më 16 tetor, ditën e lindjes së udhëheqësit të tij shpirtëror Enver Hoxha që e kishte “revolucionin’ në ‘ADN’-në e tij publicistike dhe udhëheqëse, para liderëve të BE të mbledhur prap në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit, të dështonte me shumë sukses.

  6. Me pak fjalë Kurti tani ka tërë të drejtën të kundërshtojë shumë direktiva që USA e BE mund të kërkojë gjithmonë me tezën e sigurisë pasi tani ka me shumë avantazhe se Serbia me sulmin terrorist që do kryenin dhe pas veprimeve që po kryen në lidhje me këtë agresion.

  7. KY delegacion do te ishte mire qe te takohej me Bushatin apo Shkalypim e pastaj me Kurtin.
    Hej ta lumsha qylin Kurt.
    E qyl lirine por je askund Kurt
    Si punen e pare qe e ke ne jete;e qan me lot si K/min.

  8. Kurti ka te gjithe te drejtat e Zotit te mbroje Kosoven me te gjitha mjetet e mundesite. Nuk ka rendesi se çperallis Rama e te tjere si ai shqiptar e jo shqiptar. Hasmit i rihet perball e shikohet ne sy.

    1. Kurti nuk eshte evgjit.
      Heronjte vdesin te varfer, tradhetaret te pasur.
      Keshtu e ka vendosur skender moterqiri sashenka dhe shoket.
      Malok ik e ha krype se ke mungese jodi. Ose kar po je malok bregu.

      1. Eshte malok lushnje hihihi nga ata qe thone :
        o loni ça ere ka gjaku?
        -Era mut!
        Pse sthua qe qenkam plagosur rende une….

  9. Nëse Rama do të kishte harxhuar po aq energji pozitive për të bërë presion tek pesë vendet e BE që nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës për ta ndryshuar qëndrimin e tyre , në vend të energjive negative për të sulmuar Kurtin e qeverinë e Kosovës, ai sot do të konsiderohej heroi i kombit shqiptar.
    Por Ajme !
    Ka ndodhur e kundërta.
    Ai ka këmbëngulur më shumë se të gjithë për ti vënë sanksione Kosovës, vetëm për hir të egos së tij meskine primitive.

  10. Atëhere, nëse do t’i bënim një analizë politike do të thoshim se Saliu ose është me deviacion psiqik ose punon për Beogradin. Sepse ashtu sikurse vepruan ata dje, ne kuptuam se po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, i cili s’mund të ndodhë dhe ata po lodhen kot sikurse janë lodhur deri tani. Si mund të vish në pushtet pa vota, është një kohë jo e shkurtër deri në zgjedhjet e reja. Kjo është demokraci, nuk vihet në pushtet me brroçkulla sikurse thotë Saliu. Esenca është, të pakën sipas mendimit tim politik, se ata kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. Dhe u thash se kush e kërkon.

  11. O Malok, je me te vertet MALOK por malok i keq. Une me term MALOK kuptoj nje njeri te trashe, injorant e keqdashes. MALOK-un nuk e ngateroj me MALESORIN, i cili eshte njeri i nderuar e patriot, i ndershem e mikprites. MALOK-u nuk do te thote se eshte i lindur ne Malesi, ai mund te jete lindur edhe ne fushat e Myzeqese, apo ne lartesite e Shqiperise se mesme e te jugut, sidomos nga Skrapari, Mallakastra e Laberia.
    Keta MALOK-e e moren me qafe vendin se ashtu u thote komandari. Ptuhhh

    1. 72% mal dhe 28% fushe, pra 72%Maloke + 28% fushoke= ALLVANIQI,hahaha….
      A e din kush,ku asht fute Pashiqi,bre burra?
      Kryemuti i INE.Fodull- deliranti,karaxhoz-palacia,rracist e anti Verior e anti Kosovar,kryeminmut i QENVERISE se tij.Projektuesi i lavatrices te trunit te deleve patronazhiste.Zanat te cilen e huazoi nga shefi i propagandes i Millosheviqit,vellai i tij nga ……e shoqja.Aleks Vuciqi.
      POSHTE ORGANIZATA KRIMINALE
      PARTIA SOCIALISTE E SHQIPNISE!!!

    2. 72% mal dhe 28% fushe, pra 72%Maloke + 28% fushoke= ALLVANIQI,hahaha….
      A e din kush,ku asht fute Pashiqi,bre burra?
      Kryemuti i INE.Fodull- deliranti,karaxhoz-palacua ,rracist e anti Verior e anti Kosovar,kryeminmut i QENVERISE se tij.Projektuesi i lavatrices te trunit te deleve patronazhiste.Zanat te cilen e huazoi nga shefi i propagandes i Millosheviqit,vellai i tij nga ……e shoqja.Aleks Vuciqi.
      POSHTE ORGANIZATA KRIMINALE
      PARTIA SOCIALISTE E SHQIPNISE!!!

  12. qe te jete kaq antikosove shoqeria shqiptare ne Shqiperi po habiten edhe vete serbet por edhe nderkombetaret saqe edi ramen e quajne kryeministri serb me i suksesshem pas ish shovinistit dhe kriminelit serb kryeministrit nikolla pashiq, dhe shoqeria shqiptare e mban edi ramen prej 10 vitesh kryeminister. ky si antikosovar ia ka kaluar edhe sali berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *