• |
ide | kryesore

Përplasen pretendentët: kryesuesit e Egnatias luajnë në kryeqytet me Tiranën, shpreson të përfitojë Partizani

-Instant, F1, Sport
Partizani



Kategoria Superiore bëhet gati të mbyllë një fazë kampionatit, pas së cilës mund të krijohet edhe një ide për klasifikimin, edhe pse pikët në lojë janë shumë dhe ndryshimet e formës mund të merren parasysh. E shpërdarë në tre ditë, nga e shtuna në të hënë, do të luhet java e 9 e kampionatit, që mund të sjellë ndryshime në renditje. Kryesuesit e Egnatias do të vizitojnë kryeqytetin për tu ndeshur me Tiranën, ndeshja nga e cila kërkon të përfitojë Partizani.

Sipari ngrihet të shtunën në Korçë, kur në orën 17 Skënderbeu do të presë Vllazninë, në një përballje mjaft interesante. Bardhekuqtë, të vetmit pa asnjë barazim deri tani, kërkojnë të ringjisin shkallët. Me 12 pikë, skuadra e Gvozdenovic shpreson të bëjë rezultat ndaj shkodranëve, që me 9 pikë, kanë shumë nevojë për një fitore, sidomos kur nuk fitojnë prej tre ndeshjesh.

Të dielën në Kukës do të jetë një test impenjativ për Laçin e Mirel Josës. Bardhezinjtë kanë dy fitore me teknikun në pankinë dhe duan të përligjin thënien nuk ka dy pa tre. Përballë megjithatë do të jenë të besuarit e Stavri Nicës që ka marrë 7 pikë në katër ndeshjet e fundit, duke u dorëzuar 4-3 vetëm ndaj Partizanit. Në orën 17 në fushë do të zbresë Dinamo, që duhet të fitojë kundër Teutës, sepse Di Biaggios i kanë mbaruar alibitë. Të fundit me Kukësin e vetëm një larg durrsakëve, tekniku italian ka shansin të bëjë parakalimin.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri në derbi, dy gola në shtesë: Mensah i jep fitoren Partizanit, Tirana ndalet nga shtyllat

Të hënën do të zbresin në fushë edhe aktorët e derbit Tirana e Partizani. Bardheblutë do të presin në shtëpi Egnatian kryesuese në orën 14. Skuadra e Ahmataj duhet të lërë pas rrëzimin në derbi dhe të kalojë rrogozhinasit në rast fitore. Për Tetovën është kthyer në dispozicion Dëamena dhe për më tepër për Egnatian është një test force. Nga përplasja mes tyre shpreson të përfitojë Partizani, që ka dy pikë më pak se kryesuesit. Por të kuqtë duhet të fitojnë në një transfertë aspak të thjeshtë ndaj Erzenit.

SUPERIORE, JAVA IX

21/10/2023
SKËNDERBEU 17:00 VLLAZNIA
22/10/2023
KUKËSI 14:00 LAÇI
DINAMO 17:00 TEUTA
23/10/2023
TIRANA 14:00 EGNATIA
ERZENI 17:00 PARTIZANI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *