• |
ide | kryesore

Sinoptikania tregon çfarë do të ndodhë me motin në ditët e ardhshme

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sinoptikania tregon çfarë do të ndodhë me motin në ditët e ardhshme



Sinoptikania Lajda Porja në një komunikim për News 24 foli për parashikimin e motit për ditët në vijim, si dhe për muajin nëntor.

Ajo u shpreh se dita e sotme do të mbyllet me temperatura të larta, ku madje do të arrihet vlera 30 gradë Celsius. Për s ai përket ditëve në vijim, Porja tha se nuk do të priten reshje shiu deri në mesin e javës, ndërsa shtoi se muaji Tetor përafron me atë të Qershorit, referuar temperaturave dhe mungesën e reshjeve të shiut.

Në lidhje me parashikim për muajin Nëntor, sinoptikania tha se priten temperatura më të larta se mesatarja dhe se do të ketë më shumë ditë me diell sesa me shi.

“Dje dhe sot temperaturat kanë qenë të larta, deri në 30 gradë. Po ashtu prezentë kanë qenë dhe erërat e forta, e madje në det ka zgjatur probleme në trafikun detar.

Rrebeshet shiut edhe pse do të jenë në formë shtrëngatash do të jenë kalimtare. Deri nga mesi i javës tjetër nuk do të presim reshje. Nesër në mbrëmje futet një masë më e ftohtë, duke sjellë ulje temperaturash. Ka ulje drastike, nga 31 gradë C në 25 gradë C.

Reshjet kanë qenë shumë pak të pranishme dhe në disa zona nuk janë plotësuar kuotat.

Tetori ka qenë tipik si qershori.

Për sa i përket muajit të ardhshëm, parashikohet një Nëntor me temperatura më të larta. Reshjet e shiut do të jenë të shpërndara në mënyrë jo homogjene. Parashikohet që ditët e Nëntorit të jenë më shumë me diell sesa me shi.”, tha Porja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *