• |
ide | kryesore

“Vajza e mikut tonë po lufton për jetën”: Memelli nuk flet për ndeshjen, në mbështetje të Drejtorit të Akademisë

-Instant, Sport
Memelli



Fitorja e rëndësishme e Vllaznisë 0-2 në Korçë përballë Skënderbeut, nuk është komentuar nga tekniku i kuqebluve Migen Memelli. Ish-sulmuesi ka dalë para gazetarëve vetëm për të shpjeguar motivin e vendimit të klubit shkodran. “Kam dalë në këtë intervistë për të respektuar të gjithë të ftuarit – tha Memelli -. Për hir të së vërtetës më duhet të jap një lajm që nuk është i mirë. Vajza e mikut tonë Alban Hasani, drejtorit të akademisë së Vllaznisë, po lufton me jetën. Në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike”, u shpreh tekniku kuqeblu Memelli.

GVOZDENOVIC: MENDONIM SE DO MERRNIM PIKË

“Sot jam shumë i mërzitur se mendonim se do të merrnim pikë. Mendonim që do të rrinim në ekuilibër. Goli i parë ishte me fat, nuk ishte një krosim i bukur. Por pastaj ishte shumë, shumë e vështirë të vazhdonim”. Ivan Gvozdenovic tregoi ndjesitë e tij, pas 0-2 të pësuar përballë Vllaznisë, që u maturua në minutat e fundit. Tekniku i Skënderbeut u mundua të rindërtojë edhe momentet që vendosën ndeshjen.

Lexo më tej: Video/ Autogoli i Dumfur në të 86′ thyen Skënderbeun me 10 lojtarë: Vllaznia kalon 0-2 në Korçë

“Kur mbeteshin 10 minuta nga fundi i pjesës së parë, nuk mund të mendoja vetëm si të rrimë mbrapa. Problemi ishte te krahët – tha Gvozdenovic -, por erdhi një krosim dhe pësuam golin. Unë kisha vendosur që Uçe të mbante topin dhe Rashica si mesfushor të sulmonte hapësirën për të shkuar te goli. Kjo ishte pak rrezik për ne, por ishte vendimi i stafit dhe kjo ishte ideja në vijim”, shpjegoi Gvozdenovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *