• |
ide | kryesore

Efekti i parë i penalizimit të Berishës/ Ndarje e re mes deputetëve të PD

Arkiva, Kryesore, Lajme
berisha-bardhi jamarbri



Nëse përpjekja për të akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha për dosjen e privatizimit të klubit Partizani ka pasur ndonjë prapavijë politike, ajo me siguri e ka arritur qëllimin e parë. Dy grupet e sapo bashkuara të PD-së ato të Rithemelimit dhe ata që mbështesin Gaz Bardhin kanë shfaqur çarjen e parë mes tyre. Lapsi.al ka kontrolluar rrjetet sociale të deputetëve të të dy grupimeve. Tek mbështetësit e PD së Foltores dënohet me forcë ajo që ka ndodhur, nganjëherë edhe pa fakte, theksohet shkelja e Kushtetutës nga privimi i lirive të Berishës pa mandat të Kuvendit, shpallet rikthimi i diktaturës dhe denoncohet dora e Edi Ramës pas të gjithë asaj që ka ndodhur.

LEXO ME TEJ:

Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 

Në të kundërt, duket se pjesa tjetër e deputetëve që u afruan për të ribashkuar  grupin parlamentar është kapluar nga një heshtje varri. Ata mungojnë në ekrane dhe profilet e tyre publike janë bosh me reagime mbi këtë temë. Askush prej tyre nuk ka folur, deri më tani, as për të mbështetur punën e “heronjve” të Yuri Kim në SPAK, as për të denoncuar një komplot me prapavijë politike. Ndoshta të kompleksuar se mos partia përdoret si një mburojë për hallet e Berishës, mbi 20 deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin janë përafruar sërish me qëndrimet e minorancës Basha prej të cilës sapo u ndanë, që ka për specialitet fshehjen e kokës si struci, përballë problemeve të nxehta dhe delikate. 

Andi Bushati:Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut? 

Kjo vijë sjellje ka shpërfaqur një frakturë ulëritese mes dy grupimeve, që po rreken të unifikohen, jo në bazë të një platforme të vërtetë, por me artifice propagandistike.

Nga njëra anë, njëri grupim, nuk ka asnjë kompleks për t’u shfaqur si fanatikë të Berishës. Ata fshijnë me një të rënë të lapsit çdo lloj dyshimi lidhur me aferën e privatizimit të klubit Partizani, ata nuk duan të dëgjojnë asnjë aludim për rolin që mund të ketë luajtur dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi në këtë histori. Ata mjaftohen  të bërtasin se po kthehen metodat e vitit ’44, për asgjesimin e kundërshtarëve politikë.

Berisha akuza prokurores Millonai: I shërbeu Taulant Ballës! 

Ndërsa nga ana tjetër deputetët e sapo shkëputur nga Basha gjenden mes dilemës se po mbështetën pa kushte Berishën humbasin identitetin, ndërsa po e goditën atë humbasin votat. Një makth tjetër i tyre është edhe frustrimi se ç’qëndrim mund të mbajë ambasada ndaj qasjes, që ata do të adoptojnë. Dhe kjo i ka bërë të heshtin.

Privatizimi i kompleksit/ Berisha: ‘Partizanin’ e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë 

Por kjo memecëri është në antitezë të fortë me protestat e zhurmshme të pro Berishistëve, që dëshmojnë edhe njëherë se sa e ndarë është PD që sapo u bashkua. Prandaj është e sigurtë se nëse dikush ka përgatitur një skemë politike me goditjen nga drejtësia kundër Berishës, tani për tani ajo skemë ka pasur sukses.

©Lapsi.al



34 Comments

  1. Ja do kthjellohen shume shpejt. Realiteti është medikament i fortë.

    Pas ca ditësh do fillojë parlamenti
    Nëse kanë një mundësi është të luftojnë ramën.

    1. Kur ndodhi qo, re!
      Po qysh nuk e dinim ne!
      Po ky Qim Peka, si nuk na njoftoi.
      Ja ta pyesim pak!
      Aloo! Qimiii!
      Po ku je more shejtan!
      Po ça po na dëgjojnë veshët more kopuk!
      E vërtetëë?Joo!
      Qënka e vërteeetë Kapo!

    2. O Andi Bushati, o i fiksuar edhe per kete situate e paska fajin Basha. Ik pi ilace Ando se ke dale nga fiqiri.

  2. Ky ishte qëllimi, i edvinit, të mbajë të përçarë opozitën, se Berishës i hanë mutin ligjërisht, ndërsa putinisht mund ta fusin edhe në burg, por sejcili ti bëjë vetë llogaritë se çfarë mund të ndodhë me ne të zakonshmit, kur arestohet Berisha.

    1. Kjo është dora e amerikanëve dhe e yuri Kim.
      Po ramerikanët nuk e njohin Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.
      Me këtë veprim amerikanët i shkurtojnë jetën qeverisë narko-trafikante të Ramovuqit.
      – Beteja e vërtetë tani fillon.

    2. O te qifsha robt ty, Edvinit, e te gjithe atyre qe mendojne si ti.
      Prokuroria e akuzon per korrupsion, qe do te thote vjedhje, qe do te thote vjedhje e te ardhmes tende e te femijeve te tu, kurse ti e shume te tjere dilni e beni avokatin e ketyre moterqierve kur ne fakt duhet te festoni. Te gjithe ne burg, me Berishe, Rame, Mete, Bashe e shume e shume te tjere, robt t’jau qij spaku.

  3. Puna eshte sa te largojme Berishen se keta i ha KM me nje kafshate, ose bejne cfare u thote KM
    ose e kane vendin tek dhendurri.

  4. Po luajte pisët politikisht bëhu gati dhe për pasojat! Jam kurioz të shoh si do i përballojnë policët brekëgrisur te Ramës protestat e dhunshme ku cdo shtresë e shoqërisë (biznesi i vogël, studentët, etj.) po ju shtypen egër të drejtat demokratike! Mos të flasim pastaj që aq e lartë është arroganca e KM sa ndërhyn dhe në percarjen e Kosovës! Plus shturrja alla Shukri / Gjici dhe babëzia ndaj fondeve publike që PS i mban vetëm me borxhe nga jashtë e shtrydhje të shqiptarëve me gjoba! Kush sheh si ka degraduar shteti që aspiron të hyjë në BE në këtë gjendje, e kupton që nuk jemi aspak demokraci funksionale por një repeat e komunizmit i alternuar me pak masa demokracie, si Kina!

  5. Andi Bushati,bëji vend bythës tani që Sali muti po shkon atje ku e ka vendin…
    Moj kurvë e mami kurvës,a nuk doje ti me koqetredhurit e tjerë Shkullaku apo Abilekaj,Rakipi dhe Sejamini vetëm një provë të korrupsionit të Berishës!??
    Hë tani…

    1. Ua si nuk na paska shku mendja o k…urvë!

      Po nuk prisnin vendimin e kuvendit për ti heq imunitetin Berishës, por në 10 të darkës i çojnë policë siku do të aratisej!

      Vdeksh sa idiot je!

  6. Arsyeja ma thote qe deputetet duhet te bashkengjiten PD zyrtare dhe aty te demokratizojne pluralizmin e mendimit ne parti. Te behesh avokat i djallit dihet perfundimi.

  7. Andi, para se kjo mesele e klubit partizani te sqarohet plotësisht (pse duhet besuar spaku në këtë rast?!), duhet të kihet parasysh se kemi të bëjmë me një drejtësi të njëanshme dhe spaku eshte përdorur si armë e qeverisë. Ku jane arrestimet e të hajduteve në qeveri që akuzohen për një korrupsion ulurites dhe të provuar katërcipërisht ?!! Turp ata “demokratë” që nuk flasin për këto gjëra dhe nuk i dalin në krah Berishës.

    Nëse Malltezi ka faj (që duhet provuar mirë), ai është i fundit që duhet të arrestohet.

  8. Kjo shaske eshte nje vendim politik dhe strategjik dhe mendoj eshte nderkombetar perendimor.Siduket vendimi i mazhorances se tanishme te krijuar nga bashkimi i deputeteve te linjes se Gaz Bardhit me faltoren e Berishes per veprime radikale dhe ndoshta drejt nje proteste popullore,ne keto kushte te realitetit nderkombetar,lufta brutale e rusise ne okrahine dhe masakrat e filluara nga grupi terrorist i hamasit ndaj izraelit dhe reagimi po aq brutal i izraelit ndaj popullsise ne gaze,eshte ne fije te perit nje lufte boterore.Ne keto kushte bota perendimore,me procedimet penale ndaj Berishes,bene nje olje te furise qe po pergatitej nga pd reale ,per destabilizimin e vendit.Berisha ishte nen presion ,nga deputetet e ketij grupimi dhe sidomos nga grupimi i Bardhit,qe Berisha te perkrahte linjen e ashper per demostrata kunder qeverise se pushtetit te inkriminuar te rames,gje qe Berisha per shume arsye reale dhe sidomos,se bota perendimore do ja vishte berishes si shkaku kryesor i destabilizimit te shqiperise dhe sidomos ekstremisteve te majte,qe berishes si jane ndare qe ne diten qe berisha mori pushtetin ne 1992 deri me sot,qe buk dhe uje mund edhe te harojne te mos hane,por kurre nuk kane harruar dhe harojne te shajne ne cdo dalje te tyre berishen dhe akuzuar berishen si fashisti i vetem i masakrimit te shqiptareve nga 92 deri me sote.Berisha sote nuk eshte nen presionin e Drejtesise,sacqe nen presionin e demokrateve per te ngritur popullin ne demostrata te dhunshme.Berisha sot ndihet jashte ketij presioni dhe ky presion tani i ngelet bardhit dhe 46 deputeteve te ketij bashkimi ,qe ose ta ngrene popullin ne demostrata te dhunshme per te rrezuar pushtetin real fashiste te edi rames,ose edhe kjo levizje do bjere dhe shqiperia istalon ,pas kesaj situate ,pushtetin real juridik fashiste te edi rames ne shqiperi.

  9. PD-ja duhet shkrire fare, se gjysem e shkrire eshte already.

    Nuk ka me asnje arsye per te egzistuar.

    Skandali i fundit i vuri kapakun.

    PD-ja eshte nje prezervativ i sterperdorur nga Berisha.

    Figurat qe kane mbetur jane shume te dobeta.

    Nuk ka shans te fitoje ndonjehere mbeshtetjen e elektoratit.

    E vetmja gje me vlere e PD-se eshte selia e SHQUP-it.

    Me vjen keq per ju vellezer opozitare por sa me shpejt te beni nje reality check aq me mire do jete per ju.

    1. O jorgo, nuk e di po a nuk e ndjen se kur e hëngrën gjasme miqtë e edvinit i fundit Ahmetaj, ti e shumë si ti që nuk e kuptoj nga u buron kjo urrejtje për Berishën, një ditë jo shumë larg do të jesh në rradhë pas Ahmetajt, Berishës etj para teje, por edhe ti do ta hash një dozë pak a shumë nuk ka rëndësi

      1. Nuk kishte fat me te keq per popullin Shqiptar qe fill pas renies se diktatures me te eger ne Europe te vinte ne pushtet nje “baba” abuzues dhe incestuoz si Sali Berisha.

        Sali Berisha eshte personifikimi i te keqes. Ai nxorri ne pah dhe perdori instiktet me te keqija e me kafsherore qe mund te kishte ky popull.

        Une gjykimin per Sali Berishen e kam mbyll qe ne vitin e larget 1997.

        1. Jorgo,Sali Berishës t’i produkt i pafajshëm i orgjisë çobano- çetnik ,nuk ja fal ndërtimin e Rrugës së Kombit ; të duket sikur të ka hyrë nga goja dhe të ka krijuar majasëllin kronik se s’po të del dot si halë peshku.

        2. Duket o Pallikari se në 97-tën paske qenë pjesë e vullnetarëve të Enverit që u kthyen në skafistë droge e ndonëse nuk kishin hedhur asnjë cent tek piramidat, ulërinin “duam paratë tona”

  10. Une tani e kuptova pse Rama nuk na i “ ngriti” pensionet ne pensionisteve ( them ngriti ne thonjeza se nuk ka patur as indeksim me inflacionin ne keto 10 vite).C’te bente i gjori? Leket per pensionet i paska vjedhur Berisha.Ja do shikoni tani, menjehere do dyfishohen te gjithe pensionet dhe ndihma t sociale . Bravo Skapi i partise!

  11. Shënim: Po flasim vetëm për pasuri të deklaruar. Se pasuri të padeklaruara siç kanë pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti, nuk e di se sa mund të kenë.

    Apartament 375 m2, Tiranë
    Apartament 372 m2, Tiranë
    Apartament 346 m2,Tiranë
    Apartament 373 m2, Tiranë
    Apartament 356 m2, Tiranë
    Apartament 201 m2, Tiranë
    Apartament 112 m2, Tiranë
    Apartament 208 m2, Tiranë
    Apartament 128.3 m2, Tiranë
    Njësi 167 m2, Tiranë
    Njësi 305 m2, Tiranë
    Njësi 214 m2, Tiranë
    Njësi 376 m2, Tiranë
    Njësi 113, Tiranë
    Njësi 107 m2, Tiranë
    Ndërtesë 206.5 m2, Tiranë
    Ndërtesë 1467 m2, Tiranë (BP)
    Ndërtesë 565 m2, Tiranë
    Bodrum 18 m2, Tiranë
    Bodrum 28 m2 në Tiranë
    Garazh 16 m2 në Tiranë
    Truall 206.5 m2, Tiranë
    Truall 3294 m2, Tiranë (bashkëpronësi)
    Truall 2330.3 m2, Tiranë (BP)
    Truall 187 m2, Tiranë
    Truall 1341 m2, Tiranë
    Truall 680 m2, Cërrik
    Truall 685 m2, Berat
    Truall 670 m2, Tiranë
    Truall 442 m2, Tiranë (BP)
    Truall 908 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 33 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 7.5 m2, e ndërtesë 7.5 m2
    Truall 660 m2, Tiranë, (BP)
    Truall 90 m2 në Tiranë (BP)
    Tokë arë 2270 m2, Priskë të Madhe
    Tokë arë 3 000 m2, Priskë të Madhe

    Marrë me shkurtime nga profili i autorit në FB
    Te gjithe do kthehen te basha,por luli nuk do afroj asnje

  12. Është koha që opozita të gjejë energji dhe guxim për të kuruar plagët nga lufta ‘vëllavrësëse’ provokuar dhe ushqyer nga Sali Berisha për interesa materiale, familjare dhe klanore me mendësi komuniste.

  13. Ore ju te Lapsit,
    Jeni gomere, te shurdher e te verber, apo beni sikur ?!!
    “Perpjekja” per te akuzuar ish kryeministrin Berisha????
    Si more perpjekje? Zoteria eshte I AKUZUAR e do te perfundoje ne gjyq. Pa akuze formale, nuk te heq njeri te drejten e levizjes.

    Po ja beni dhe nje gojore te fundit plakut, sa nuk ka perfunduar brenda

  14. “Ushtroi presion, vuri shtetin në dispozicion…”/ VOA: SPAK detajon akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha e dhëndrit të tij, Malltezi

  15. 6. Vendim i Qeverisë Nr. 794, datë 21 nëntor 2007, firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me objekt: “Kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe procedura e shitjes”, shoqëruar me akte në favor të grabitjes nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

    7. Urdhri nr. 9508, datë 18 dhjetor 2007 i Genc Rulit, nxjerrë 1 muaj pas vendimit të qeverisë, për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të kompleksit “Partizani” me qëllim privatizimin e tij.

    8. Njezetë e tre shkresat që gjeneral Vladimir Qirjazi i ka dërguar ministrave Fatmir Mediu, Gazmend Oketa e Arben Imami dhe 6 shkresat që i ka dërgar kryeministrit Sali Berisha e presidentit Bamir Topi, me refuzimin e privatizimit si akt i paligjshëm e me letra pronësie false.

  16. me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Kofirmohet se nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021 me përshkrimin “Kalim për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.

  17. Po cfar te bejn keta te ndjekin llogjiken e Andit te familjes qe del me mbron Berishen me “sikur te jet ashtu apo keshtu”? Berisha ashiqare po e perdor PD per hallet e veta, hallet e demokrateve as nuk i shkojn neper mend. Po u thot te gjitheve hajde me mbroni gjen e vjedhur. Dhe te gjith dumbabistat ne korr, si papagaj, pa prova e fakte dalin e mbrojn Berishen e ven doren ne zjarr per te. Idjota qe nuk jetojn dot pa lideritn, ish-enverist qe i thon vetes demokrat vetem se kan ndryshu Enverin me nje zar te Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *