• |
ide | kryesore

8850 euro për një pasaporte bullgare, pranga 56-vjeçares në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
8850



Një 56-vjeçare është vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka përvetësuar 8850 euro përmes mashtrimit. Policia thotë se gruaja i kishte kërkuar paratë në formë ndihme, për të pajisur me pasaporta bullgare fëmijët e një gruaje 50-vjeçare, por mesa duket ka vendosur t’i mbajë paratë për vete.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



1 Comment

  1. Shqiptaret “varfanjake”!!!
    Edhe hallexhiu me i rendomte si ka problem 10 mij evrro
    Emigrantet u del bytha gjith vitin dhe po me borxhe e mbyllin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *