• |
ide | kryesore

Filmoi një minorene në dush me celular: ish-kampioni i skermës Andrea Cassarà nën hetim

-Instant, Sport
Cassarà



Ish-skermisti i kombëtares italiane, Andrea Cassarà, është nën hetim nga prokuroria e Brescias për ‘prodhim të materialeve pedopornografik’. Ditët e fundit policia i sekuestroi telefonin i cili tani do të duhet të analizohet. Lajmin e bëri të ditur Giornale di Brescia. Sipas asaj që shkruhej, hetimi ka nisur nga denoncimi i një 15-vjeçareje e cila tha se kishte parë një celular duke e regjistruar teksa ishte në dush në dhomat e zhveshjes së një qendre sportive në Brescia.

Vajza nuk e kishte parë se kush e mbante celularin, ndoshta përmes grilës, por pas denoncimit oficerët morën video nga kamerat e sigurisë jashtë palestrës. Andrea Cassarà, përmes videove, ishte parë në një zonë të përputhshme me atë të treguar nga viktima e re e supozuar dhe në një kohë të përshtatshme. Nga këtu erdhi edhe vendimi i Prokurorisë së Brescias për të hetuar ish-skermistin dhe për t’i sekuestruar celularin e tij në kërkim të çdo prove.

Lexo më tej: Botërori i skermës nën ‘pushtetin’ e politikës: shpatari ukrainas Reizlin braktis ndeshjen ndaj rusit Anokhin

KOMUNIKATA E FEDERATËS SË SKERMËS

“Federata Italiane e Skermës mori zyrtarisht sot në mëngjes informacionin nga Qendra Sportive e Karabinierëve për një denoncim ndaj anëtarit Andrea Cassarà. Pas kësaj, Federata mori menjëherë masat për ta përcjellë komunikimin në Prokurorinë Federale, duke nisur me shpejtësi procedimin pasues”. Kjo është ajo që lexohet në një komunikatë nga FIS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *